Rritja e kapaciteteve rinore në aftësi të buta dhe digjitale

Ky projekt i përgjigjet si nevojës së të rinjve për motivim në gjetjen e vetes si pjesë e rëndësishme e komunitetit falë punës që kryen, ashtu edhe nevojës në përmirësim kapacitetesh të punonjësve rinorë, të cilët duhet të jenë të përgatitur profesionalisht në trajtimin e të rinjve, këshillimit në karrierë dhe asistimit të nevojës së tyre në zhvillim aftësish digjitale dhe aftësish të buta.

Nëpërmjet këtij projekti AMAD synon të nxisë edukimin e të rinjve, veçanërisht të rinjve me mundësi të pakta për shkak të faktorit socio-ekonomik, me një qasje fokusuar në aftësitë digjitale dhe zhvillimin e aftësive të buta, ndërveprimin me të rinjtë të tjerë dhe më e rëndësishmja edukimin qytetar dhe përfshirjen aktive. Rezultat, i cili është risi e sjellë nga ky projekt, është përgatitja dhe funksionimi i një website-i i projektuar dhe ndërtuar si një Qendër Rinore Virtuale. Falë rritjes së kapaciteteve rinore në: design, programim, paketa Mikrosoft, content creator etj., si edhe ato për aftësim shkathtësish të buta, të tilla si: komunikimi, mendim kritik etj.

Një risi tjetër që sjellin aktivitetet me të rinjtë e fuqizuar në këtë projekt është hartimi i një projektpropozimi nga vetë të rinjtë mbi një kauzë në shërbim të fuqizimit rinor, me tematikë specifike të zgjedhur prej vetë të rinjve të fuqizuar profesionalisht në aktivitetet e këtij projekti.

 

Ky projekt do ketë një kohëzgjatje prej 10 muajsh për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe do të realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).

 

COL-Colors of Humanity

Projekti “Colors of Humanity” (COL) është një aksion ndërkombëtar që do të zbatohet nga një konsorcium organizatash në katër shtete: Shqipëri, Austri, Bullgari dhe Kosovë. AMAD ka rolin e organizatës drejtuese/koordinator në këtë konsorcium. Projekti është bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të Programit Erasmus+: Ngritja e Kapaciteteve në fushën e Rinisë.

Projekti “Ngjyrat e Njerëzores” (Colors of Humanity) promovon promovon vlerat e përbashkëta evropiane drejt zhvillimit social në kuadrin e të drejtave të njeriut, kundër diskriminiminit dhe gjuhës së urrejtjes, me fokus të veçantë në çështjet gjinore dhe mundësive të barabarta.

Aktivitetet e COL do të fokusohen në:

  • Fuqizimin e kompetencave të punonjësve rinorë në promovimin e vlerave të BE-së për mosdiskriminimin, tolerancën dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse;
  • Mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve advokuese;
  • Nxitjen e përfshirjes së disa grupeve të interesit në aktivitetet kundër diskriminimit dhe ndërgjegjësimit gjinor;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit dhe avokimit kundër gjuhës së urrejtjes.

Ky projekt do të zbatohet për një periudhë 2-vjeçare, duke filluar nga 1 janari 2023 dhe duke përfunduar më 31 dhjetor 2024.

Na ndiqni dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë aktivistësh në AMAD për më shumë mundësi.

Fuqizimi i Liderëve të Ardhshëm

Ky projekt synon të përmirësojë mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve, duke rritur aftësitë e tyre në lidership dhe duke u përfshirë në proceset vendimmarrëse. Nëpërmjet këtij projekti AMAD kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe informacionit në lidhje me qeverisjen vendore dhe procesin e integrimit në BE, si dhe në rritjen e të menduarit kritik dhe aftësive drejtuese të të rinjve.

 

Një sërë aktivitetesh të dedikuara do të fokusohen në kuptimin e funksionimit të administratës vendore (detyrat, struktura dhe mbi të gjitha mekanizmat që sigurojnë përfshirjen e qytetarëve). Pjesa e dytë e këtyre aktiviteteve do të lidhet veçanërisht me historinë dhe vlerat e BE-së, si dhe me procesin e integrimit në BE, (d.m.th. çfarë është? Cilat janë përfitimet e tij? Si mund të kontribuojmë në të?).

 

Duke zhvilluar aftësi të forta lidershipi, pune në grup dhe komunikim, të rinjtë do të mund të drejtojnë projekte rinore, të japin rezultate që kënaqin të gjithë dhe madje të ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre personale duke përmirësuar mënyrën se si ndërveprojnë me të tjerët. Ligji nr. 75/2019 “Për Rininë” u miratua në nëntor 2019, duke mundësuar integrimin dhe bashkërendimin e shumë dokumenteve ligjore dhe politike të hartuara më parë. Sipas nenit 7 të këtij ligji, njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për organizimin dhe ofrimin e aktiviteteve për mbështetjen e mirëqenies së të rinjve dhe për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rinore. Edhe pse korniza ligjore është duke avancuar, zbatimi faktik ka shumë hapësirë për përmirësim.

 

         

Feel the Beat

AMAD në projektin “Feel the Beat” arriti sot një marrëveshje mirëkuptimi me Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, si kategoria përfituese e këtij projekti novator, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Muzika i ndihmon njerëzit të rrisin besimin në vetvete, i inkurajon të mësojnë rreth emocioneve dhe i ndihmon në zhvillimin e aftësive të shkëlqyera motorike. Shumë njerëz të shurdhër luajnë instrumente muzikore dhe marrin pjesë në aktivitete muzikore çdo ditë. Është një ide e gabuar që ky komunitet nuk mund, ose nuk merr pjesë dhe shijon muzikën në të gjitha format e saj.

Në Shqipëri, në bazë të të dhënave nga INSTAT, janë 39.000 persona me nivele të ndryshme të humbjes së dëgjimit nga shurdhimi i lehtë në të thellë, nga fëmijët me vesh të ngjitur deri tek ata që kanë humbur dëgjimin në një fazë të mëvonshme të jetës.

Muzikantët me humbje të dëgjimit shpesh përdorin dridhjen e instrumentit muzikor ose sipërfaqen me të cilën lidhet, për t’i ndihmuar ata të ndjejnë tingullin që ata krijojnë, kështu që edhe pse mund të mos jenë në gjendje të dëgjojnë ata mund të përdorin dridhjet e shkaktuara nga tingulli muzikor për t’i ndihmuar ata të ‘dëgjojnë’ muzikë.

Rrugëtimin që duam të realizojmë konsiston në disa faza: nga edukimi përmes instrumenteve me përkusion e deri në performim. Pajisja e dridhjeve muzikore është një mënyrë shumë efikase dhe pa duar për të shfrytëzuar këto dridhje shumë të rëndësishme të shkaktuara nga zëri.

Dita e Evropës 2022, Vjena/ Europatag 2022, Wien

Promovimi i vlerave të përbashkëta shqiptare-evropiane dhe përcjellja e parimeve të së drejtës ishte qëllimi i përfaqësimit të Shqipërisë nga AMAD në Ditë e Evropës 2022 në Vjenë, Austri. Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetet që promovojnë vlerat dhe integrimin në BE është një ndër katër shtyllat e veprimtarisë së AMAD në kontributin ndaj forcimin të demokracisë, transparencës, shtetit të së drejtës, solidaritetit etj. Përpos aktiviteteve të shumta promovuese dhe lobuese, me stendë të dedikuar në aktivitetin me materiale promovuese, të zhvilluara nën titullin “Europatag 2022” (gjerm. Dita e Evropës 2022), AMAD arriti të kryejë edhe një takimi institucional në Ambasadën Shqiptare në Vjenë, së bashku me organizatën partnere Vienna goes Europe me seli në Vjenë. Në takimin me Ambasadorin z. Roland Bimo, drejtuesja e AMAD znj. Voltiza Prendi paraqiti nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional me shoqërinë civile në arritjen e objektivave të përbashkëta në interes të komuniteteve.

Diversiteti, infodemia, integrimi dhe politikat e progresit, roli i institucioneve dhe organizatave joqeveritare ishin disa nga çështjet që diskutuam në takimin.

Qendra AMAD së bashku me Vienna goes Europe vijojnë aktivitetet në sajë të partneritetit tashmë të konsoliduar.

Reagimi për gjuhën e urrejtjes, përmirësim i shëndetit mendor

Advokim në media; technical brief mbi impaktin e gjuhës së urrejtjes në shëndetin mendor të adoleshentëve; tryezë diskutimi ndërinstitucionale

Gëzojmë dhe festojmë së bashku

Aktivitet për fëmijët e komuniteteve vulnerabël që marrin shërbim në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhiu”, Tiranë. 30 fëmijë dhe 17 familje përfituan nga aktiviteti.

U dhurua edhe një koncert instrumental nga liceistet “Binjaket e harqeve”.

–          17 ëmbëlsira panettone

–          10 pako biskota + 4 pije freskuese

–          koncert

Rritja e kapaciteteve dhe njohurive të Organizatave të Shoqërisë Civile mbi programet dhe projektet e financuara nga Bashkimi Evropian

Rritja e aftësive konkuruese të OJF-ve në kuadër të programeve të financuar nga BE.

Rritja e aftësive menaxhuese të OJF-ve në kuadër të programeve të financuar nga BE.

Ne vlejmë

Përfaqësim gjinor dhe përfshirje në proceset e zgjedhore, në pjesëmarrje aktive të grave dhe vajzave në qarkun e Fierit dhe atë të Dibrës.

#NukHeshtim për femrat

Video sensibilizuese mbi dinjitetin e femrës dhe shanseve të barabarta, kundër diskriminimit gjinor.