Fëmijët dhe e drejta në drejtësinë për të mitur

– Dhurim librash për bibliotekën e shkollës

– Trajnim me mësuesit në zone rurale, në shkollën 9-vjeçare “Haxhi Korra” në fshatin Çerkëz të Njësisë Administrative Zall Herr.

Gati për shkollë që askush të mos mbetet pas

Donatori Tommaso Scattolari  nga “501 strategji për projekte kulturore” ofroi mëngjes dhe mjete shkollore për 20 fëmijë nga familje në vështirësi ekonomike në Tiranë.

I -craft

20 takime argëtuese dhe krijuese në bibliotekën e Njësisë Administrative Nr. 6. Afrimi i fëmijëve të shtresave dhe përkatësive të ndryshme social-ekonomike. Promovim i të drejtave, barazisë, mosdiskriminimit dhe përfshirjes.

Ngritje kapacitetesh

1) Komunikimi dhe ndërveprimi social; 2) Shoqëria civile dhe vendimmarrja qeverisëse; 3) Tregu i punës dhe ekonomia kombëtare e globale; 4) Pse duhet të qëndrojmë dhe punojmë në Shqipëri?; 5) Të rinjtë dhe vullnetarizmi; 6) Ndihma në kategoritë vulnerabil

Video-mesazh kundër bullizmit

Realizimi i videos u krye nga vetë vullnetarët e qendrës, duke u bazuar në përvojat vetjake dhe situatave të përjetuara nga ata vetë. Fuqizimin e të rinjve për të mos u bërë pre e bullizmit si edhe për të mos u bërë bullizues.

Më ndihmoni të eci me ju

Fushatë sensibilizuese për personat me spektrin autik. Koncert “live” nga këngëtarja Elizabeta Janaqi (vullnetare në qendrën AMAD) në Babrru; shpërndarje materialesh ndërgjegjësuese për spektrin autik në sheshin “Skënderbej”; mbledhje fondesh nga vullnetarët dhe dhurimi i tyre te dy familje me fëmijë që janë me spektrin autik.

Manifestim “Flutura për fluturat”

Manifestim sensibilizues mbi femrat. U realizua te Pazari i Ri në Tiranë.

Stop bullizmit dhe dhunës seksuale te të miturit

Takime ndërgjegjësuese dhe bashkëbiseduese me nxënës në shkolla 9-vjeçare (“Skënder Çaçi” & “Misto Mame”). Bashkëpunim me  zv.ministrja e Drejtësisë në atë periudhë, Teuta Vodo.

Halloween-i n’lagje

Organizimi i një feste me ëmbëlsira me fëmijët e komunitetit rom dhe banorë në rruga “Besa”, Njësia Administrative Nr. 8. Aktivitet argëtues, integrues dhe mosdiskriminues për fëmijët e komunitetit miks të kësaj zone.

Legjislacioni dhe mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës

AMAD organizoi dhe mbajti 10 tryezat e diskutimit në 10 njësi administrative urbane të Tiranës. Morën pjesë përfaqësues nga 4 ministri, Bashkia e Tiranës, komuniteti dhe grupet e interesit, si dhe disa organizata të shoqërisë civile.