Bëhu vullnetar/aktivist

Pse duhet të angazhoheni

Do të takoni shumë të rinj të interesuar në fushën e rinisë. Do të shkëmbeni informacion kulturash të ndryshme dhe fuqizoni rrjetin tuaj. Të gjithë kanë vizionin e tyre për të ardhmen.

Kush mund të marrë pjesë?

Nëse jeni një i ri/e re dhe interesat tuaja kanë të bëjnë me vullnetarizmin apo/dhe aktivizmin; Nëse dëshironi të udhëtoni dhe të takoni njerëz të rinj nga vende të ndryshme; Nëse jeni të interesuar në shkrimin dhe menaxhimin e projektit; Nëse misioni juaj i drejtpërdrejtë është të punoni me të rinjtë,

Organizata jonë është vendi i duhur për ju!

Përfshirja si vullnetar apo si aktivist rregullohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Puna si vullnetar rregullohet sipas ligjit për vullnetarizmin. Përfshirja si aktivist në kauza të caktuara, në organizatën tonë nuk paguhet, por ju do të merrni përvojë në zbatimin e projekteve, do të takoni njerëz të rinj dhe do të njiheni me programe rinore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar (Erasmus+ etj.). Do të keni gjithashtu mundësinë të udhëtoni në mbarë botën dhe të trajnoheni në metoda joformale.

Si të bashkoheni me ne?

Ka pak hapa për t’u bërë vullnetar/aktivist tek ne:

  1. Përgatitni CV-në tuaj (format Europass) në shqip ose anglisht;
  2. Shkruani një letër të shkurtër motivimi pse dëshironi të bashkoheni me ekipin tonë;
  3. Dërgoni dokumentet në [email protected].

Ose thjesht plotësoni formularin e mëposhtëm:

Bëhuni vullnetar dhe aktivist

1 + 1 = ?