Mirë se vini në AMAD

AMAD është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e shoqërisë civile. Qysh në hapat e para të fillimit, AMAD ka punuar në mënyrë aktive në projekte dhe iniciativa në lidhje me fuqizimin e të rinjve dhe advokimin e çështjeve gjinore, duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë, respektimin e të drejtave, thyerjen e barrierave dhe stereotipeve tradicionale për fuqizimin e grave për të drejta të barabarta etj. Një fokus të veçantë është vendosur në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara për mundësi të barabarta, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj antidiskriminimit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes ballë për ballë dhe në internet. Qendra AMAD synon të frymëzojë dhe të ndajë vlerat për demokracinë, të drejtat e njeriut, fuqizimin e atyre me më pak mundësi, avokimin, luftimin e diskriminimit dhe vulnerabilitetit, por edhe fuqizimin e njerëzve përmes ngritjes së kapaciteteve, veçanërisht për të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara.

Në aktivitetet dhe projektet e zbatuara, lidhur me misionin dhe objektivat e vendosura, AMAD ka kontraktuar disa nga ekspertët më të mirë kombëtarë dhe të BE-së në fushat e drejtësisë, komunikimit, rinisë, shëndetit mendor etj.

Programet e veprimtarisë sonë

Të drejtat e njeriut dhe demokracia
Avokimi, ndërgjegjësimi, informimi, lobimi për të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira të demokracisë

Fuqizimi i të rinjve dhe integrimi evropian
Ngritja e kapaciteteve, përfshirja, mbështetja, bashkëpunimi dhe hapja e rrugës drejt BE-së

Çështjet gjinore dhe fuqizimi i grave
Avokim, ngritje kapacitetesh, ndërgjegjësim, lobim për barazi gjinore

Politikat e gjelbra dhe zhvillimi
Kontributi sipas Politikave të Gjelbër Evropiane dhe Globale në mjedis dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Projekte, aktivitete, fushata në vazhdim

Gjuha e urrejtjes, Mekanizmi Kombëtar Kundër Dhunës, Diversiteti, Ndërgjegjësimi për Shëndetin Mendor
Duke iu referuar dokumentit të KE-së (9.12.2021) mbi “Një Evropë më gjithëpërfshirëse dhe më mbrojtëse: zgjerimi i listës së krimeve të BE-së në gjuhën e urrejtjes dhe krimin e urrejtjes” dhe raporteve vjetore të ECRI-t 2019 dhe 2020, në dekadat e fundit, ka pasur një rritje e gjuhës së urrejtjes dhe krimit të urrejtjes në Evropë. Nga ana tjetër, strategjia e Barazisë Gjinore 2020-2025 përcakton veprimet për të luftuar dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, bazuar edhe në Konventën e Stambollit.

Reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes, përmirësimi i shëndetit mendor është një projekt që vijon si fushatë e kahershme në luftën kundër gjuhës së urrejtjes duke rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimin e shëndetit mendor veçanërisht në mesin e grupeve të margjinalizuara dhe të cenueshme. Palët e interesuara, Aleanca Kundër Diskriminimit në Shqipëri, stafi i institucioneve arsimore, adoleshentët 14-18 vjeç, media dhe partnerë të tjerë janë përfshirë tashmë si kontribues aktivë në aktivitetet e kësaj fushate. Momenti për të vepruar është pikërisht TANI. Diversiteti na plotëson dhe na bën më të fortë. Ky projekt fillimisht u financua nga BE-ja në kuadër të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Infodemia (dezinformimi, keqinformimi, informacioni i tjetërsuar, deformimi i lirisë së fjalës) po dëmton mendërisht, shpesh edhe fizikisht njerëzit në jetën reale.

Në 4 vitet e para të AMAD janë kryer 25 projekte dhe iniciativa të zbatuara tashmë, si: Fuqizimi i punonjësve rinorë përmes ngritjes së kapaciteteve në Menaxhimin e Ciklit të Projekteve; Kohezioni social në dhënien e mundësive të barabarta për grupet e margjinalizuara përmes projektit Feel the Beat duke u mundësuar të rinjve që nuk dëgjojnë perceptimin e ritmit dhe të “dëgjojnë” muzikën përmes mjeteve të veçanta; #NukHeshtim (#NoSilence) Mbështetja e të drejtave të njeriut nëpërmjet forcimit të Mekanizmit Kombëtar Kundër Dhunës, në të cilin AMAD angazhoi disa institucione të qeverisë qendrore dhe vendore në rang kombëtar (shih:  www.youtube.com/watch?v=TBmzOSIC_Zo ); Projekti “Ne vlejmë” synonte fuqizimin e grave, bazuar në parimet e demokracisë dhe barazisë, nëpërmjet angazhimit të tyre në procesin e administrimit të votimit, si dhe trajnimit të mediave lokale të Dibrës dhe Fierit mbi kompetencën mediatike lidhur me çështjet gjinore. Çdo 8 mars (edhe gjatë pandemisë) AMAD ka realizuar aktivitete në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke shpërndarë materiale dhe duke transmetuar video-mesazhe në internet, për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbrojtur çështjen e barazisë për gratë dhe vajzat (www.youtube.com/watch?v=u0RcuNeNd-g&t=3s; www.instagram.com/amad_center/reels; www.youtube.com/shorts/R6xCVLSE99U). AMAD ka punuar vazhdimisht në fuqizimin e të rinjve, grave dhe atyre me më pak mundësi, kundër gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, bullizmit ballë për ballë dhe atij kibernetik, i cili ishte gjithashtu fokusi i projektit “i-craft”, duke punuar me grupet e margjinalizuara dhe duke promovuar anti-diskriminimin përmes leximit dhe përfshirjen shoqërore të fëmijëve me prejardhje të ndryshme socio-ekonomike. Një nga shtyllat e statutit të AMAD-it është ngritja e kapaciteteve rinore përmes trajnimit dhe qasjeve specializuese. Në këtë aspekt ka zbatuar disa projekte si për ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve, mbi shkrimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE-ja. Ne kemi punuar me disa nga ekspertët më të mirë, punonjës socialë, psikologe klinike për adoleshentët, media etj.
Në vazhdimësi të misionit të saj, AMAD është një nga organizatat aktive që kontribuon në fushatën “Blloko urrejtjen! Fal dashuri” kundër diskriminimit të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri. Për më tepër, si një nga organizatat lokale që promovon diversitetin, të drejtat e njeriut, avokimin, aktivitetet kundër diskriminimit dhe forcimin e mekanizmit kombëtar në luftën kundër çdo forme dhune, AMAD realizuar edhe një studim kombëtar mbi ndikimin e gjuhës së urrejtjes në shëndetin mendor tek adoleshentët 14-18 vjeç.

ÇFARË THONË TË TJERËT PËR NE

AMAD është një organizatë e vogël në dukje, por që bën një punë të madhe. Mbi të gjitha, vlera e shtuar mbi punën që bën është pozitiviteti dhe përkushtimi në çdo aspekt të aktivizmit.

Është gjithmonë kënaqësi për mua të punoj me AMAD në iniciativa të ndryshme. Ata janë shumë bashkëpunues.

AMAD është duke bërë një punë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme. Shkëmbimi i ideve dhe përvojës përmes projekteve të përbashkëta është gjithmonë një pasurim.

Ne nuk e njihnim AMAD-in derisa ata aplikuan në një nga thirrjet tona për grante të vogla me një propozim shumë interesant, duke trajtuar ndikimin e gjuhës së urrejtjes në shëndetin mendor. Ne ishim të lumtur për të mbështetur atë propozim dhe të habitur se si AMAD tejkaloi pritshmëritë dhe shkoi përtej Projektit.