AMAD synon zbatimin e projekteve që i shërbejnë më mirë misionit, objektivave dhe nevojave për veprim në komunitetit.
Fushat e fokusit të aktiviteteve të AMAD-it janë:
- Forcimi i instrumenteve që garantojnë të drejtat e njeriut.
- Fuqizimi përmes rritjes së kapaciteteve.
- Nxitja e përfshirjes së të rinjve dhe motivimi i tyre për të qenë aktiv në komunitet.
- Aktivitete mbi përgjegjshmërinë ndaj klimës, mjedisit, si dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm.
- Aktivizim në ndarjen e vlerave të përbashkëta Shqipëri-BE, si një kontribut për integrimin në Bashkimin Evropian.
- Ndërgjegjësimi dhe angazhim për përmirësimin e shëndetit mendor.
- Kontributi në procesin e kohezionit social të grupeve të margjinalizuara dhe/ose të cenueshme.
- Inkurajimi i bashkëpunimit rajonal dhe institucioneve ndërmjet OSHC-ve për një qasje më të integruar ndërinstitucionale.
- Reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes dhe lufta kundër çdo forme diskriminimi, ngacmimi dhe stigme.