Fushatë ndërgjegjësimi shëndetësor – hipertensioni dhe kanceri i gjirit

E nesërmja rrezaton pozitivitet 🌞kur të rinjtë kujdesen për brezat e mëparshëm; janë aktivë për komunitetin; respektojnë të tjerët dhe promovojnë vlerat e solidaritetit në shoqëri. 🌐
👉Në një nismë vullnetare, të rinjtë e fuqizuar përmes trajnimit dhe mentorimit nga AMAD kanë ndërgjegjësuar komunitetin për jetesën e shëndetshme, kujdesin e vijueshëm shëndetësor dhe respektin e përkujdesjes sociale. ☀️
🙏Falënderojmë Qendrën Spitalore të Rrogozhinës me suportin për pak orë me veshjet dhe mjetet që ndihmuan në lehtësimin e aktivitetit.
❤️Mirënjohje dhe vlerësim maksimal për të rinjtë e angazhuar në këtë nismë Endri Demarku, Aleks Xhavara, Kristina Qoshku, Esla Thartori, Zharsido Meka, Lejla Tafxhafa (Marjeta Çurumi) etj.
🙌 Ky aktivitet u realizua në kornizën e projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.