Rrugëtimi i zbatimit të projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore” në Rrogozhinë

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ishte të rrisi kapacitetet rinore me aftësi digjitale dhe orientim më të mirë në karrierë në Bashkinë e Rrogozhinës.

  • Të fuqizojë kapacitetet e punonjësve rinorë në Bashkinë e Rrogozhinës
  • Të rrisë ndërgjegjësimin dhe informacionin e të rinjve mbi digjitalizimin dhe karrierë
  • Të përforcojë aftësitë e të rinjve (digjitale lidhur me shërbimet e digjitalizuara, design dhe programim; aftësitë komunikuese, lidership, mendim kritik, hulumtim etj.), duke kontribuar në shtimin e mirëqenies aktive, të shëndetshme, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

Nga ky projekt arritëm këto rezultate:

– të trajnonim 9 punonjës rinorë;

– 150 të rinj të informuar mbi qasjen e rritjeve të kapaciteteve në karrierë dhe zhvillimi i aftësive digjitale dhe profesionale; 15 të rinj të trajnuar mbi zhvillimin e karrierës dhe aftësitë digjitale (design, programim, content creator etj.), si edhe aftësive të buta, advokim dhe shkrim projekti;

– 1 website rinor i përgatitur nga të rinjtë e trajnuar dhe mentoruar në aftësim shkathtësish digjitale;

– 1 projektpropozim për të rinjtë i paraqitur në Bashki dhe hartuar nga vetë të rinjtë, për një qasje të qeverisjes vendore në fuqizimin e të rinjve;

– 1 raport vlerësimi aftësimi “base line” me target përfituesit direkt: 5 punonjësit rinorë dhe 20 të rinjtë e fuqizuar;

– 3 të rinj me kapacitete të rritura do jenë gati për t’u bërë mentorë të rinjsh në ekipin e Bashkisë edhe pas përfundimit të këtij projekti.

Klubi i librit për të rritur

📚 Një takim rreth librit u zhvillua në bibliotekën e qytetit të Rrogozhinës me rastin e “Tetorit-Muaji Letërsisë. 📖
Një shprehje thotë se kur lexon një libër jeta ndryshon sepse libri është një mekanizëm që të bën të udhëtosh në kohë dhe në hapësirë.
Kjo tryezë libri mblodhi disa prej intelektualëve të zonës dhe libradashës. Përpos diskutimeve mbi pasionin për literaturën vendase dhe të huaj, disa prej të pranishmëve shfaqën edhe prirjen e tyre në shkrimin letrar.
Ky takim u përmbyll mes entuziazmit për t’u kthyer në takime periodike.
🙌Organizator eventi: Biblioteka Rrogozhine & Gjenerata Rinore Rrogozhine
🥰Përgatiti: Aktivisti rinor Aleks Xhavara & Qendra AMAD / AMAD Center

Fushatë ndërgjegjësimi shëndetësor – hipertensioni dhe kanceri i gjirit

E nesërmja rrezaton pozitivitet 🌞kur të rinjtë kujdesen për brezat e mëparshëm; janë aktivë për komunitetin; respektojnë të tjerët dhe promovojnë vlerat e solidaritetit në shoqëri. 🌐
👉Në një nismë vullnetare, të rinjtë e fuqizuar përmes trajnimit dhe mentorimit nga AMAD kanë ndërgjegjësuar komunitetin për jetesën e shëndetshme, kujdesin e vijueshëm shëndetësor dhe respektin e përkujdesjes sociale. ☀️
🙏Falënderojmë Qendrën Spitalore të Rrogozhinës me suportin për pak orë me veshjet dhe mjetet që ndihmuan në lehtësimin e aktivitetit.
❤️Mirënjohje dhe vlerësim maksimal për të rinjtë e angazhuar në këtë nismë Endri Demarku, Aleks Xhavara, Kristina Qoshku, Esla Thartori, Zharsido Meka, Lejla Tafxhafa (Marjeta Çurumi) etj.
🙌 Ky aktivitet u realizua në kornizën e projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Panairi “Gatimet e gjyshes”

Panairi “Gatimet e gjyshes” në Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit u realizua si nismë sociale në komunitet dhe angazhim rinore.
💗Këtë panair e realizuam me grupi i të rinjve Gjenerata Rinore Rrogozhine dhe lideri i kësaj nisme Aleks Xhavara 🌟dhe në bashkëpunim me gjimnazin “Haxhi Qehaj”.
🙌 Të rinjtë gjimnazistë janë trajnuar dhe fuqizuar nga Qendra AMAD / AMAD Center si pjesë e projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore” në Rrogozhinë, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Aktivistët e Gjeneratës Rinore – Suksesi ynë në rritje kapacitetesh rinore

Aktivistët e Gjeneratës Rinore në takimi përmbyllës (20 tetor) i projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, zbatuar nga @amad_center me mbështetjen e @agjencia_kombetare_e_rinise dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Ia dolëm në këto 10 muaj të ndërtojmë dhe fuqizojmë një skuadër aktivistësh plot energji, pathos për të kontribuar në komunitetin e tyre, frymë bashkëpunimi e solidariteti.

 

Nxitja miqtë e librit qysh në vegjëli

💗Fëmijët, të rinjtë 🔥dhe libri📖
Lexojmë për fëmijët duke çelur portën magjike të imagjinatës, përmirësuar komunikimin dhe nxitur mendimin kritik.
Zemra plot kur të rinjtë që po fuqizojmë i bashkohen nismave të aktivizmit tonë dhe bëhen faktor në komunitetin e tyre duke fuqizuar të tjerët, si edhe garantuar bashkëpunimin e qëndrueshëm me instanca vendore, të tilla si:
🔹Biblioteka dhe Bashkia e Rrogozhinës
🔹Kopshti publik i këtij qyteti

Loja më e bukur e futbollit

Ndeshje futbolli nga gocat dhe çunat, ku të rinjtë tanë zhvilluan një ndeshje futbolli miqësore, me skuadër mikse të përbërë nga vajzat dhe djemtë e rinisë së Rrogozhinës.

Ky aktivitet promovoi ekuitetin gjinor, respektin, gjithëpërfshirjen dhe mundësitë e barabarta, si edhe thyerjen e stereotipeve gjinore.

Kjo nismë rinore u krye në kornizën e projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, zbatuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=zo9dVmSL0Qg

*

Serë Komunitare – Nisma e gjelbër e të rinjve

Serë Komunitare, nisma sociale e të rinjve të mentoruar nga Qendra AMAD / AMAD Center sjell një risi të gjelbër të aktivizmit rinor në ndihmë të kategorive të margjinalizuara.
🔹Një javë pas mbjelljes së perimeve të stinës, sallata dhe qepa kanë filluar të rriten në oborrin e Qendrës Rinore në Rrogozhinë.
🔹Sera Komunitare do të mirëmbahet nga vetë të rinjtë.
🔹Prodhimet e kësaj Sere Komunitare do i jepen familjeve në nevojë.
Ky aktivitet u zhvillua në kornizën e projektit tonë “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,
*Përditësuar me videon ilustruese

Raport vlerësimi

Evidentimi i nevojave të të rinjë në një komunitet urban, suburban apo rural, kërkon pikë së pari njohja e objektivave dhe dëshirave të grupit të targetuar. Pikërisht për këtë arsye ky raport studimi vendos në zbatim një metodologji të përshtatur kërkimi në bazë të specifikave të orientuara nga grupi synuar për kampionim.

Nga analiza e gjetjeve të studimit parësor u evidentuan fushat me interes aktivizimi rinor, si edhe problematika që përbëjnë barriera për këta të rinj. Kështu,  ky raport studimi nxori në pah se interesi i të rinjve për të qenë aktivë në komunitet është i lartë. Ndër fushat më me interes në aktivizmin rinor ishin sportet, arti dhe letërsia, ndërkohë ato me më pak interes ishin aktivitete vullnetare të pastrimit të rrugëve në hapësirat e përbashkëta. Ndërkohë, për sa i përket barrierave me të cilat përballeshin të rinj, të cilat mesa u evidentua ishin relativisht të konsiderueshme, kryesuan përballjen me  mentalitetin dhe stereotipet, sidomos në raport me çështjet gjinore.

Ky raport solli edhe rekomandimet përkatëse për mundësi ndërhyrjeje dhe përmirësimin e situatës problemore,  duke nxitur më tej rritjen e kapaciteteve rinore, fuqizimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre me potencial të rritur në punësim dhe mirëqenie socio-financiare, si edhe të inteligjencës sociale.

 

*Ky raport vlerësimi u përpilua nga eksperti i kontraktuar nga AMAD si pjesë  e projektit “Fuqizona: Rritje kapacitetesh rinore”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

 

Raporti_rritje kapacitetesh_Baseline

Mentorim në ngritjen e platformës rinore gjeneratarinore.al

[Kliko për videon: Sesione mentorimi]

Aftësimi në shkathtësi digjitale tek të rinjtë rrit potencialin e tyre në tregun rajonal e deri global të punës, si edhe promovon zhvillimin e qëndrueshëm.

Realizuam fazën e dytë të mentorimit (qershor dhe korrik 2023) për krijimin e platformës online nga vetë të rinjtë e Rrogozhinës. Me ndihmën e mentorit designer nga @starlineofficial të rinjtë kryen:
🌟Brandimin dhe konceptin vizual të platformës online
🌟Konceptin sipas user interface të platformës
Ndiqni më tej se çdo arrijnë të realizojnë të rinjtë tanë në projektin për rritjen e kapaciteve rinore, mbështetur nga Agjenica Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

 

www.facebook.com/amad.center/videos/219319644304421

#akr #MSHRF
#agjenciakombëtareerinisë #ministriishtetitperrininëdhefëmijët #thirrjaIIpërrininë
#riniapërrininë.