Raport vlerësimi

Evidentimi i nevojave të të rinjë në një komunitet urban, suburban apo rural, kërkon pikë së pari njohja e objektivave dhe dëshirave të grupit të targetuar. Pikërisht për këtë arsye ky raport studimi vendos në zbatim një metodologji të përshtatur kërkimi në bazë të specifikave të orientuara nga grupi synuar për kampionim.

Nga analiza e gjetjeve të studimit parësor u evidentuan fushat me interes aktivizimi rinor, si edhe problematika që përbëjnë barriera për këta të rinj. Kështu,  ky raport studimi nxori në pah se interesi i të rinjve për të qenë aktivë në komunitet është i lartë. Ndër fushat më me interes në aktivizmin rinor ishin sportet, arti dhe letërsia, ndërkohë ato me më pak interes ishin aktivitete vullnetare të pastrimit të rrugëve në hapësirat e përbashkëta. Ndërkohë, për sa i përket barrierave me të cilat përballeshin të rinj, të cilat mesa u evidentua ishin relativisht të konsiderueshme, kryesuan përballjen me  mentalitetin dhe stereotipet, sidomos në raport me çështjet gjinore.

Ky raport solli edhe rekomandimet përkatëse për mundësi ndërhyrjeje dhe përmirësimin e situatës problemore,  duke nxitur më tej rritjen e kapaciteteve rinore, fuqizimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre me potencial të rritur në punësim dhe mirëqenie socio-financiare, si edhe të inteligjencës sociale.

 

*Ky raport vlerësimi u përpilua nga eksperti i kontraktuar nga AMAD si pjesë  e projektit “Fuqizona: Rritje kapacitetesh rinore”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

 

Raporti_rritje kapacitetesh_Baseline

Aftësi digjitale_Modul trajnimi

Kur flasim për aftësi digjitale në vështrim të parë duket sikur i referohet thjesht një zotësie të përfituar prej një fushe të caktuar studimi sikurse është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ndërkohë realiteti fizik dhe ai virtual në epokën e revolucionit digjital tregon se nevoja për aftësim digjital shpërfaqet si një domosdoshmëri në shkallë të ndryshme tek çdo kategori sociale, moshore, ekonomike etj.

Përditshmëria përball gjithkënd me domosdoshmërinë e ndërveprimit digjital si për shkak të nevojës për komunikim ndërnjerëzor, kryerjen e punë dhe detyrave funksionale apo mësimore, marrjen e informacionit mediatik mbi zhvillimet e aktualitetit etj. Teknologjitë digjitale janë zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, duke ndryshuar mënyrën se si ne aksesojmë informacionin, si dhe në ndërveprimin njerëzor. Megjithatë, ato kanë transformuar gjithashtu tregun e punës, duke ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë globale.

Shkenca kompjuterike është një disiplinë e gjerë që kërkon zotërim të gjuhëve të ndryshme programimi dhe ekzekutimin e tyre për të ofruar funksionalitetin e dëshiruar digjital në fusha të ndryshme që janë vazhdimisht në zhvillim.

Gjuhët specifike të programimit dhe algoritmet e projektimit kërkojnë aftësi të ndryshme, të tilla si aftësia për të zhvilluar mjete digjitale për industri të ndryshme; për të zhvilluar harduerë dhe softuer për të ekzekutuar protokollet e internetit, arkitekturat cloud, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare; ose për të drejtuar sistemet automatike të navigimit të makinave vetëdrejtuese ose rrjetet e sensorëve të fermave. Gjithashtu, të kërkuara janë edhe aftësitë e kërkuara për të zhvilluar algoritme matematikore që formojnë vendimmarrjen në industri të ndryshme ose për të ndërtuar dhe konfiguruar robotë dhe ndërfaqe të tjera njeri-makinë.

Në këtë perspektivë paraqitet edhe qasja e fuqizimit rinor përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi digjitale, në mënyrë që të nxiten në zhvillimin e potencialit të tyre dhe akeses më pozitiv drejt tregut të punës. Çka shkon në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

 

Modul trajnimi_Aftësi Digjitale

Aftësi të buta_Modul trajnimi

Aftësitë e buta janë thelbësore në arenën profesionale si dhe në jetën e përditshme të një personi, duke qenë se njeriu është një krijesë shoqërore, që jeton dhe vepron në komunitet, si edhe në komunikim të vijueshëm me të tjerë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë mësuar të jetojnë në grupe ose tufa që nga koha e evolucionit. Është e qartë se aftësitë e buta kanë qenë të rëndësishme dhe do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të gjithë njerëzit në çdo kohë, edhe tanimë në epokën e digjitalizimit.

Ky modul ka për qëllim të parashtrojë dhe trajtojë aftësitë thelbësore të buta, si edhe t’u vijë në ndihmë aktiviteteve trajnuese të kësaj tematike, për t’i praktikuar ato duke përdorur aktivitete të ndryshme.

Zhvillimi i teknologjisë dhe ndryshimi i sjelljeve sociale në komunikim, kohezion social dhe ndërveprim me të tjerë ka sjellë nevojën e stërvitjes dhe riformësimit të qasjes në ushtrimin e aftësive të buta. Mjedisi dhe modelet e sjelljes indikojnë një nivel jo të fortë të aftësive të buta, veçanërisht kur ndodhen para nevojës për punë/punësim, ku gjithmonë i pret puna në grup, pasi pothuajse të gjitha arritjet në vendin e punës janë rezultat i punës në grup.

Modul trajnimi_Aftësi të Buta

PËRMIRËSIMI I SHËNDETIT MENDOR TË ADOLESHENTËVE NË SHQIPËRI: Përjetimet dhe reagimet ndaj gjuhës së urrejtjes

Raporti “Përmirësimi i shëndetit mendor të adoleshentëve në Shqipëri: përjetimet dhe reagimet ndaj gjuhës së urrejtjes” është zhvilluar nga qendra AMAD, në kuadër të projektit “Reacting on hate speech, improving mental health”. Ky raport është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Qëllimi i këtij raporti është të ofrojë të dhëna dhe rekomandime të përditësuara për të përmirësuar qasjen e institucioneve publike dhe shoqërisë civile për aktivitetet e shëndetit mendor të të rinjve në Shqipëri.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e qendrës AMAD dhe si e tillë nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Europian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Autor: © AMAD
Rr. “Katër dëshmorët”, nd. 62, Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]
Web: www.amad-center.org

raport studimi_qershor 2022