Rritja e kapaciteteve rinore në aftësi të buta dhe digjitale

Ky projekt i përgjigjet si nevojës së të rinjve për motivim në gjetjen e vetes si pjesë e rëndësishme e komunitetit falë punës që kryen, ashtu edhe nevojës në përmirësim kapacitetesh të punonjësve rinorë, të cilët duhet të jenë të përgatitur profesionalisht në trajtimin e të rinjve, këshillimit në karrierë dhe asistimit të nevojës së tyre në zhvillim aftësish digjitale dhe aftësish të buta.

Nëpërmjet këtij projekti AMAD synon të nxisë edukimin e të rinjve, veçanërisht të rinjve me mundësi të pakta për shkak të faktorit socio-ekonomik, me një qasje fokusuar në aftësitë digjitale dhe zhvillimin e aftësive të buta, ndërveprimin me të rinjtë të tjerë dhe më e rëndësishmja edukimin qytetar dhe përfshirjen aktive. Rezultat, i cili është risi e sjellë nga ky projekt, është përgatitja dhe funksionimi i një website-i i projektuar dhe ndërtuar si një Qendër Rinore Virtuale. Falë rritjes së kapaciteteve rinore në: design, programim, paketa Mikrosoft, content creator etj., si edhe ato për aftësim shkathtësish të buta, të tilla si: komunikimi, mendim kritik etj.

Një risi tjetër që sjellin aktivitetet me të rinjtë e fuqizuar në këtë projekt është hartimi i një projektpropozimi nga vetë të rinjtë mbi një kauzë në shërbim të fuqizimit rinor, me tematikë specifike të zgjedhur prej vetë të rinjve të fuqizuar profesionalisht në aktivitetet e këtij projekti.

 

Ky projekt do ketë një kohëzgjatje prej 10 muajsh për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe do të realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).