Me qëllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të punonjësve rinorë, projekti COL-Colors of Humanity përmes vendosjes në funksion të instrumenteve aktive do të aftësojë në punën e drejtpërdrejtë në reagimin ndaj gjuhës së urrejtjes, luftimin e diskriminimit dhe thyerjen e stereotipeve tradicionale gjinore.
Ky Program Ndërkombëtar i Trajnimit për Diskriminimin, Përfshirjen Sociale dhe Barazinë për të gjitha Gjinitë do të rrisë kapacitetet e punonjësve rinorë përmes edukimit joformal, do të ndërtojë ura ndërkombëtare, rrjetëzim, si edhe do të sjellë ndryshime në shoqërinë tonë.
Java e parë e trajnimit ndërkombëtar:
Vendi i trajnimit: Bansko, Bullgari
Data e trajnimeve: 20-25 Mars 2023
Data dhe vendi i nisjes: 19 Mars 2023, nga Tirana, Shqiperi
Kthimi në Tiranë: 26 Mars 2023
Java e dytë ndërkombëtare e trajnimit:
Vendi i trajnimit: Tiranë, Shqipëri
Data e trajnimeve: Qershor 2023 (data e saktë do të përcaktohet)
Java e tretë ndërkombëtare e trajnimit:
Vendi i trajnimit: Prishtinë, Kosovë
Data e trajnimeve: Javën e fundit të Nëntorit 2023 (data e saktë do të përcaktohet)
Kriteret e pranueshmërisë: Punëtor i të rinjve, mosha 18+
Formulari i aplikimit duhet të dorëzohet në gjuhën angleze
Pjesëmarrësve do t’u jepet një Certifikatë Youthpass
Projekti COL – Colors of Humanity është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ në fushën e Rinisë.
Trajnimi i punonjësve rinorë, Rrogozhinë
/në Lajme/nga amadcenterAMAD zhvilloi trajnimin 5-ditor me punonjësit rinorë për rritjen e kapaciteteve në fuqizimin e të rinjve, nxitjen e punësimin dhe arritjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare për Rininë.
Gjatë trajnimit u sollën koncepte toerike e praktike sipas metodave të edukimit joformal, ku nxitja e shkathësive dhe aftësive vjen përmes lojërave, diskutimeve, përfshirjes dhe shkëmbimit të informacionit.
Kështu:
Dita e parë pati në fokus trajtimin e temës teorike mbi përmirësim i njohurive mbi kornizën ligjore për rininë.
Në ditën pasuese sesioni i trajnimit u thellua më tej në zbërthimin Strategjisë Kombëtare të Rinisë,
Dita e tretë e trajnimit të punonjësve rinorë trajtoi:
➡️ politikat rinore kombëtare dhe ndërkombëtare;
➡️ sfidat e sotme të rinisë në njësi të vogla të qeverisjes vendore;
➡️ adresimi i problematikave të punësimit rinor.
Trajnimi në mjedis të jashtëm kur moti është i duhur shtoi energjinë e punonjësve rinorë gjatë ditës së katërt të trajnimit
Gjatë kësaj dite të katërt u fokusuam në analizën e situatës për rritjen e punësimit rinor.
Dita e fundit e trajnimit të punonjësve rinorë në nivel vendor ishte plot diskutime, ide konkrete në fuqizimin rinor, qasje miqësore ndaj mjedisit, promovim i aktiviteteve rekreative, si edhe përmirësimit të jetesës në komunitet.
*Ky aktivitetet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizona: Rritje kapacitetesh rinore”, i cili zbatohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Manual Trajnimi i trajnerëve
/në Lajme, Publikimet/nga AMAD CenterThirrje për ekspert trajnues
/në Thirrje për pjesëmarrje/nga AMAD CenterThirrje për ekspert trajnues
TERMA REFERENCE
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).
Organizata AMAD kërkon të kontraktojë një ekspert trajnues të punonjësve rinorë për zhvillimin e aktivitetit të trajnimit jo-formal mbi qasjen rinore drejt shërbimeve, nxitjen e përfshirjes dhe aktivizmit rinor, si edhe afrimin e të rinjve ndaj digjitalizimit dhe shërbimeve lokale në qasjen ndaj tregut të punës. Ky aktivitet kryhet në kuadër të projektit për rritjen e kapaciteteve rinore, si pjesë e programit “FuqiZona” të AMAD për sa i përket fuqizimit të të rinjve.
Rreth AMAD
AMAD është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e shoqërisë civile. Që në hapat e para të fillimit, AMAD ka punuar në mënyrë aktive në projekte dhe iniciativa në lidhje me fuqizimin e të rinjve dhe advokimin e çështjeve gjinore, duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë, respektimin e të drejtave, thyerjen e barrierave dhe stereotipeve tradicionale për fuqizimin e grave për të drejta të barabarta etj. Një fokus të veçantë është vendosur në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara për mundësi të barabarta, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj antidiskriminimit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes ballë për ballë dhe në internet. Qendra AMAD synon të frymëzojë dhe të ndajë vlerat për demokracinë, të drejtat e njeriut, fuqizimin e atyre me më pak mundësi, avokimin, luftimin e diskriminimit dhe vulnerabilitetit, por edhe fuqizimin e njerëzve përmes ngritjes së kapaciteteve, veçanërisht për të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara.
Qëllimi i shërbimit
Përmes kësaj thirrjeje AMAD synon të kontraktojë ekspertin trajnues të punonjësve rinorë në administratën e Bashkisë së Rrogozhinës, të cilët më pas do të angazhohen në aktivitete për nxitjen e inovacionit rinor dhe aftësive digjitale te të rinjtë, si edhe në mbështetjen e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.
Në kuadër të këtij qëllimi eksperti/ekspertja duhet të:
Kualifikimet e kërkuara
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Aplikimi
Dokumentacioni i aplikimit mund të dorëzohet në adresën e emailit: [email protected] ose në zyrë e organizatës AMAD në adresën: Rruga “Nikolla Jorgo”, pas ish-Ekspozitës https://goo.gl/maps/efqFtYg6ACt5UvRA6, deri në datën 23 shkurt 2023, në mesnatë,
Procedura e vlerësimit
Përzgjedhja e ekspertit do të bazohet në se sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në termat e referencës, bazuar në kualifikimet, eksperiencat e mëparshme, ofertën financiare si në tabelën e vlerësimit të mëposhtëm.
Thirrje për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit Ndërkombëtar mbi Diskriminimin
/në Thirrje për pjesëmarrje/nga AMAD CenterMe qëllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të punonjësve rinorë, projekti COL-Colors of Humanity përmes vendosjes në funksion të instrumenteve aktive do të aftësojë në punën e drejtpërdrejtë në reagimin ndaj gjuhës së urrejtjes, luftimin e diskriminimit dhe thyerjen e stereotipeve tradicionale gjinore.
Ky Program Ndërkombëtar i Trajnimit për Diskriminimin, Përfshirjen Sociale dhe Barazinë për të gjitha Gjinitë do të rrisë kapacitetet e punonjësve rinorë përmes edukimit joformal, do të ndërtojë ura ndërkombëtare, rrjetëzim, si edhe do të sjellë ndryshime në shoqërinë tonë.
Java e parë e trajnimit ndërkombëtar:
Vendi i trajnimit: Bansko, Bullgari
Data e trajnimeve: 20-25 Mars 2023
Data dhe vendi i nisjes: 19 Mars 2023, nga Tirana, Shqiperi
Kthimi në Tiranë: 26 Mars 2023
Java e dytë ndërkombëtare e trajnimit:
Vendi i trajnimit: Tiranë, Shqipëri
Data e trajnimeve: Qershor 2023 (data e saktë do të përcaktohet)
Java e tretë ndërkombëtare e trajnimit:
Vendi i trajnimit: Prishtinë, Kosovë
Data e trajnimeve: Javën e fundit të Nëntorit 2023 (data e saktë do të përcaktohet)
Kriteret e pranueshmërisë: Punëtor i të rinjve, mosha 18+
Formulari i aplikimit duhet të dorëzohet në gjuhën angleze
Pjesëmarrësve do t’u jepet një Certifikatë Youthpass
Projekti COL – Colors of Humanity është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ në fushën e Rinisë.
AMAD, anëtarësim në rrjetin e Fondacionit Anna Lindh
/në Lajme/nga amadcenterTanimë Qendra AMAD / AMAD Center është zyrtarisht anëtar i rrjetit Anna Lindh Foundation si pjesë nga Fondacioni Anna Lindh – ALF – Rrjeti Shqiptar. Një tjetër gur themeli ky në punën tonë për kauzat që prekin të drejtat e njeriut, dinjitetin njerëzor, respektin ndaj lirive dhe promovimin e kohezionit social, solidaritetit dhe me vëmendje të veçantë për çështjet gjinore etj.
Shih më shumë në: https://www.annalindhfoundation.org/members/amad
#qendraamad #NukHeshtim #FuqiZona #përfemrat #përgratëdhevajzat #nukheshtim #newmember #AnnaLindhFoundation #humanrights #solidarity #genderequality #nondiscrimination #breakthesilence #BreakTheSilenceAgainstDomesticViolence #mentalhealth #mentalhealthawareness #nohate #NoHateSpreadLove
Rritja e kapaciteteve rinore në aftësi të buta dhe digjitale
/në Lajme, Projektet/nga amadcenterKy projekt i përgjigjet si nevojës së të rinjve për motivim në gjetjen e vetes si pjesë e rëndësishme e komunitetit falë punës që kryen, ashtu edhe nevojës në përmirësim kapacitetesh të punonjësve rinorë, të cilët duhet të jenë të përgatitur profesionalisht në trajtimin e të rinjve, këshillimit në karrierë dhe asistimit të nevojës së tyre në zhvillim aftësish digjitale dhe aftësish të buta.
Nëpërmjet këtij projekti AMAD synon të nxisë edukimin e të rinjve, veçanërisht të rinjve me mundësi të pakta për shkak të faktorit socio-ekonomik, me një qasje fokusuar në aftësitë digjitale dhe zhvillimin e aftësive të buta, ndërveprimin me të rinjtë të tjerë dhe më e rëndësishmja edukimin qytetar dhe përfshirjen aktive. Rezultat, i cili është risi e sjellë nga ky projekt, është përgatitja dhe funksionimi i një website-i i projektuar dhe ndërtuar si një Qendër Rinore Virtuale. Falë rritjes së kapaciteteve rinore në: design, programim, paketa Mikrosoft, content creator etj., si edhe ato për aftësim shkathtësish të buta, të tilla si: komunikimi, mendim kritik etj.
Një risi tjetër që sjellin aktivitetet me të rinjtë e fuqizuar në këtë projekt është hartimi i një projektpropozimi nga vetë të rinjtë mbi një kauzë në shërbim të fuqizimit rinor, me tematikë specifike të zgjedhur prej vetë të rinjve të fuqizuar profesionalisht në aktivitetet e këtij projekti.
Ky projekt do ketë një kohëzgjatje prej 10 muajsh për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe do të realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).
COL-Colors of Humanity
/në Projektet/nga AMAD CenterProjekti “Colors of Humanity” (COL) është një aksion ndërkombëtar që do të zbatohet nga një konsorcium organizatash në katër shtete: Shqipëri, Austri, Bullgari dhe Kosovë. AMAD ka rolin e organizatës drejtuese/koordinator në këtë konsorcium. Projekti është bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të Programit Erasmus+: Ngritja e Kapaciteteve në fushën e Rinisë.
Projekti “Ngjyrat e Njerëzores” (Colors of Humanity) promovon promovon vlerat e përbashkëta evropiane drejt zhvillimit social në kuadrin e të drejtave të njeriut, kundër diskriminiminit dhe gjuhës së urrejtjes, me fokus të veçantë në çështjet gjinore dhe mundësive të barabarta.
Aktivitetet e COL do të fokusohen në:
Ky projekt do të zbatohet për një periudhë 2-vjeçare, duke filluar nga 1 janari 2023 dhe duke përfunduar më 31 dhjetor 2024.
Na ndiqni dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë aktivistësh në AMAD për më shumë mundësi.
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut 2022 dhe 16 ditët e aktivizmit të fushatës #NukHeshtim
/në Lajme/nga AMAD CenterSot, në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përmbyllim 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Gjatë këtij viti, 25 nëntor – 10 dhjetor 2022, fushata e aktivizmit u fokusua në përfshirjen përmes foto-mesazheve e përfaqësuesve të ndryshëm të shoqërisë sonë. Përcjellja e mesazheve ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore solli frymën e aktivizmit gjithëpërfshirës dhe fuqizuese të potencialit njerëzor në shpalosjen e vlerave tona, bazuar në respekt reciprok, tolerancë, mirëkuptim dhe mirësi.
Personat e përfshirë, në 24 foto-mesazhet individuale të publikuara, janë figura aktive në komunitet dhe përfaqësojnë një mori formimesh intelektuale të fushave, interesa dhe grup-mosha të ndryshme, të tilla si: gazetarë, aktivistë, punonjës të administratës, mësimdhënës të cikleve të ndryshme (që nga kopshti deri në universitet), juristë, punonjës rinorë, sociologë, nxënës, studentë, muzikantë, politologë, punonjës të shëndetësisë, promovues të turizmit, staf drejtues të institucioneve arsimore etj. Mesazhet erdhën si nga gra dhe vajza ashtu edhe nga burra e djem, duke përcjellë më fuqishëm mesazhet kundër dhunës me bazë gjinore, jo thjesht kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Qysh prej fillimit në 2018, një ndër fushatat e AMAD ka qenë ajo #NukHeshtim, e cila si fjalë kyçe ka patur reagimin ndaj dhunës, në çfarëdo lloj mjedisi, forme apo target-grupi. Forcimi i funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit të dhunës ka qenë synimi thelbësor i aktiviteteve të ndërmarra në vijimësi nga AMAD. Një ndër drejtimet e fokusit të kësaj fushate është edhe dhuna me bazë gjinore.
Shfletoni galerinë e foto-mesazheve më poshtë për të zbuluar më shumë rreth 16 ditëve të aktivizmit nga AMAD, 2022.
Fushata #NukHeshtim: Ditët e Aktivizmit për Eliminimin e Dhunës me Bazë Gjinore
/në Ngjarjet/nga AMAD CenterÇdokush lind me të drejta të barabarta pavarësisht përkatësisë gjinore, racës, besimit fetar, përkatësisë krahinore etj. Kjo jo vetëm që është e sanksionuar edhe në Kushtetutë dhe akte të tjera normative sipas parimeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por është fakt i lindur dhe zhvilluar me vetë njerëzimin, pavarësisht dogmave, qasjeve zhvlerësuese e shtypëse në kultura dhe faza të errëta të historisë njerëzore.
Qysh prej fillimit të themelimit institucional të AMAD në 2018, fushata e parë dhe në vijimësi e organizatë sonë ka qenë #NukHeshtim, e cila në periudha të caktuara bëhet më e pranishme përmes aktiviteteve. Në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe eliminimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave, edhe këtë vit do zhvillohen aktivitete advokuese dhe ndërgjegjësuese nga ekipi unë aktivistët tanë.
Le ta ngjyrosim portokalli botën reale dhe virtuale dhe të ndërgjegjësojmë këdo mbi njohjen dhe respektimin e të drejtave themelore. Të bllokojmë urrejtjen dhe të falim dashuri: Respekti reciprok dhe e drejta e gëzimit të jetës është elementi bazë i palcës së shtyllës kurrizore të njerëzimit.
Muzika për mirëqenie të shëndetit fizik dhe mendor
/në Lajme/nga amadcenterNë studion e “Herët në MCN” me gazetaren Etelina Nikolla, drejtoresha ekzekutive e AMAD, Voltiza Prendi, u shfaq me bashkëpunëtorët: Orjola Idrizi, drejtoreshë e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë,; Pëllumb Legisi, mësues dhe terapeut muzike; nxënësit Emanuela Gjini dhe Algend Gjici.
Read more