Thirrje për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit Ndërkombëtar mbi Diskriminimin

Me qëllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të punonjësve rinorë, projekti COL-Colors of Humanity përmes vendosjes në funksion të instrumenteve aktive do të aftësojë në punën e drejtpërdrejtë në reagimin ndaj gjuhës së urrejtjes, luftimin e diskriminimit dhe thyerjen e stereotipeve tradicionale gjinore.

Ky Program Ndërkombëtar i Trajnimit për Diskriminimin, Përfshirjen Sociale dhe Barazinë për të gjitha Gjinitë do të rrisë kapacitetet e punonjësve rinorë përmes edukimit joformal, do të ndërtojë ura ndërkombëtare, rrjetëzim, si edhe do të sjellë ndryshime në shoqërinë tonë.

Java e parë e trajnimit ndërkombëtar:

Vendi i trajnimit: Bansko, Bullgari

Data e trajnimeve: 20-25 Mars 2023

Data dhe vendi i nisjes: 19 Mars 2023, nga Tirana, Shqiperi

Kthimi në Tiranë: 26 Mars 2023

 Java e dytë ndërkombëtare e trajnimit:

Vendi i trajnimit: Tiranë, Shqipëri

Data e trajnimeve: Qershor 2023 (data e saktë do të përcaktohet)

Java e tretë ndërkombëtare e trajnimit:

Vendi i trajnimit: Prishtinë, Kosovë

Data e trajnimeve: Javën e fundit të Nëntorit 2023 (data e saktë do të përcaktohet)

Kriteret e pranueshmërisë: Punëtor i të rinjve, mosha 18+

Formulari i aplikimit duhet të dorëzohet në gjuhën angleze

Pjesëmarrësve do t’u jepet një Certifikatë Youthpass

Projekti COL – Colors of Humanity është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+ në fushën e Rinisë.