Postime

COL-Colors of Humanity

Projekti “Colors of Humanity” (COL) është një aksion ndërkombëtar që do të zbatohet nga një konsorcium organizatash në katër shtete: Shqipëri, Austri, Bullgari dhe Kosovë. AMAD ka rolin e organizatës drejtuese/koordinator në këtë konsorcium. Projekti është bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të Programit Erasmus+: Ngritja e Kapaciteteve në fushën e Rinisë.

Projekti “Ngjyrat e Njerëzores” (Colors of Humanity) promovon promovon vlerat e përbashkëta evropiane drejt zhvillimit social në kuadrin e të drejtave të njeriut, kundër diskriminiminit dhe gjuhës së urrejtjes, me fokus të veçantë në çështjet gjinore dhe mundësive të barabarta.

Aktivitetet e COL do të fokusohen në:

  • Fuqizimin e kompetencave të punonjësve rinorë në promovimin e vlerave të BE-së për mosdiskriminimin, tolerancën dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse;
  • Mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve advokuese;
  • Nxitjen e përfshirjes së disa grupeve të interesit në aktivitetet kundër diskriminimit dhe ndërgjegjësimit gjinor;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit dhe avokimit kundër gjuhës së urrejtjes.

Ky projekt do të zbatohet për një periudhë 2-vjeçare, duke filluar nga 1 janari 2023 dhe duke përfunduar më 31 dhjetor 2024.

Na ndiqni dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë aktivistësh në AMAD për më shumë mundësi.

Sot është Ditë Botërore e Shëndetit Mendor

Sot është Ditë Botërore e Shëndetit Mendor 🧩 dhe një ndër fushat e fokusimit të @amad_center ka qenë dhe do të jetë pikërisht shëndeti mendor.
Pas mbylljes së zbatimit të projektit më të fundit (financuar nga BE 🇪🇺 në programin @reporting.diversity2.0 me sub-grantor @albanian_media_institute ) AMAD vijon misionin në trajtimin e kësaj teme përmes projektit të ri nën mbikëqyrjen e @kvinnatillkvinna 🙏dhe praktikat e mira suedeze të udhëhequra nga @polisen

Reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes, përmirësimi i shëndetit mendor të adoleshentëve

AMAD përfundoi projektin për luftën kundër gjuhës së urrejtjes që mblodhi së bashku aktorë të ndryshëm. Nëpërmjet aktiviteteve të këtij projekti 83 adoleshentë të moshës 14-18 vjeç u përfshinë përmes eseve duke ndarë eksperiencën e tyre në përjetimin e gjuhës së urrejtjes. Qindra të tjerë u përfshinë në sondazhin kombëtar për gjuhën e urrejtjes, si dhe në fokus grupet e diskutimeve.
Read more

Events

Asgjë nuk u gjet

Sorry, no posts matched your criteria