Postime

I -craft

20 takime argëtuese dhe krijuese në bibliotekën e Njësisë Administrative Nr. 6. Afrimi i fëmijëve të shtresave dhe përkatësive të ndryshme social-ekonomike. Promovim i të drejtave, barazisë, mosdiskriminimit dhe përfshirjes.

Ngritje kapacitetesh

1) Komunikimi dhe ndërveprimi social; 2) Shoqëria civile dhe vendimmarrja qeverisëse; 3) Tregu i punës dhe ekonomia kombëtare e globale; 4) Pse duhet të qëndrojmë dhe punojmë në Shqipëri?; 5) Të rinjtë dhe vullnetarizmi; 6) Ndihma në kategoritë vulnerabil

Video-mesazh kundër bullizmit

Realizimi i videos u krye nga vetë vullnetarët e qendrës, duke u bazuar në përvojat vetjake dhe situatave të përjetuara nga ata vetë. Fuqizimin e të rinjve për të mos u bërë pre e bullizmit si edhe për të mos u bërë bullizues.

Më ndihmoni të eci me ju

Fushatë sensibilizuese për personat me spektrin autik. Koncert “live” nga këngëtarja Elizabeta Janaqi (vullnetare në qendrën AMAD) në Babrru; shpërndarje materialesh ndërgjegjësuese për spektrin autik në sheshin “Skënderbej”; mbledhje fondesh nga vullnetarët dhe dhurimi i tyre te dy familje me fëmijë që janë me spektrin autik.

Manifestim “Flutura për fluturat”

Manifestim sensibilizues mbi femrat. U realizua te Pazari i Ri në Tiranë.

Stop bullizmit dhe dhunës seksuale te të miturit

Takime ndërgjegjësuese dhe bashkëbiseduese me nxënës në shkolla 9-vjeçare (“Skënder Çaçi” & “Misto Mame”). Bashkëpunim me  zv.ministrja e Drejtësisë në atë periudhë, Teuta Vodo.

Halloween-i n’lagje

Organizimi i një feste me ëmbëlsira me fëmijët e komunitetit rom dhe banorë në rruga “Besa”, Njësia Administrative Nr. 8. Aktivitet argëtues, integrues dhe mosdiskriminues për fëmijët e komunitetit miks të kësaj zone.

Legjislacioni dhe mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës

AMAD organizoi dhe mbajti 10 tryezat e diskutimit në 10 njësi administrative urbane të Tiranës. Morën pjesë përfaqësues nga 4 ministri, Bashkia e Tiranës, komuniteti dhe grupet e interesit, si dhe disa organizata të shoqërisë civile.

Bëhu heroi i dikujt

Sensibilizim për dhurim gjaku, duke iu përgjigjur fushatës së Aleancës për Dhurimin e Gjakut. U ofruan 11 persona për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë.