Muzika për mirëqenie të shëndetit fizik dhe mendor

Në studion e “Herët në MCN” me gazetaren Etelina Nikolla, drejtoresha ekzekutive e AMAD, Voltiza Prendi, u shfaq me bashkëpunëtorët: Orjola Idrizi, drejtoreshë e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë,; Pëllumb Legisi, mësues dhe terapeut muzike; nxënësit Emanuela Gjini dhe Algend Gjici.

Read more

Fuqizimi i Liderëve të Ardhshëm

Ky projekt synon të përmirësojë mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve, duke rritur aftësitë e tyre në lidership dhe duke u përfshirë në proceset vendimmarrëse. Nëpërmjet këtij projekti AMAD kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe informacionit në lidhje me qeverisjen vendore dhe procesin e integrimit në BE, si dhe në rritjen e të menduarit kritik dhe aftësive drejtuese të të rinjve.

 

Një sërë aktivitetesh të dedikuara do të fokusohen në kuptimin e funksionimit të administratës vendore (detyrat, struktura dhe mbi të gjitha mekanizmat që sigurojnë përfshirjen e qytetarëve). Pjesa e dytë e këtyre aktiviteteve do të lidhet veçanërisht me historinë dhe vlerat e BE-së, si dhe me procesin e integrimit në BE, (d.m.th. çfarë është? Cilat janë përfitimet e tij? Si mund të kontribuojmë në të?).

 

Duke zhvilluar aftësi të forta lidershipi, pune në grup dhe komunikim, të rinjtë do të mund të drejtojnë projekte rinore, të japin rezultate që kënaqin të gjithë dhe madje të ndikojnë pozitivisht në jetën e tyre personale duke përmirësuar mënyrën se si ndërveprojnë me të tjerët. Ligji nr. 75/2019 “Për Rininë” u miratua në nëntor 2019, duke mundësuar integrimin dhe bashkërendimin e shumë dokumenteve ligjore dhe politike të hartuara më parë. Sipas nenit 7 të këtij ligji, njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për organizimin dhe ofrimin e aktiviteteve për mbështetjen e mirëqenies së të rinjve dhe për krijimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rinore. Edhe pse korniza ligjore është duke avancuar, zbatimi faktik ka shumë hapësirë për përmirësim.

 

         

“Feel the Beat”, projekti që mundëson ndijimin e muzikës për të rinjtë që nuk dëgjojnë

Ka nisur këto ditë në Tiranë projekti më i veçantë dedikuar personave që nuk dëgjojnë. Për të rinjtë që nuk dëgjojnë, ashtu si të rinjtë që dëgjojnë, pjesëmarrja në aktivitete muzikore ndikon në përmirësimin e shëndetit mendor të tyre. “Muzika është gjuha universale e njerëzimit”, thotë një thënie dhe sipas H. K. Andersen “aty ku fjalët dështojnë, muzika flet”. Read more

Sot është Ditë Botërore e Shëndetit Mendor

Sot është Ditë Botërore e Shëndetit Mendor 🧩 dhe një ndër fushat e fokusimit të @amad_center ka qenë dhe do të jetë pikërisht shëndeti mendor.
Pas mbylljes së zbatimit të projektit më të fundit (financuar nga BE 🇪🇺 në programin @reporting.diversity2.0 me sub-grantor @albanian_media_institute ) AMAD vijon misionin në trajtimin e kësaj teme përmes projektit të ri nën mbikëqyrjen e @kvinnatillkvinna 🙏dhe praktikat e mira suedeze të udhëhequra nga @polisen

Një intervistë ndryshe, sjellë nga ekipi ynë

Një intervistë ndryshe, sjellë nga ekipi ynë 🙌Ndër ato histori njerëzore që përlot, teksa nëna e një fëmije me aftësi të kufizuar rrëfen barrën, goditjet e pësuara dhe fuqinë e saj titane. 🏆
Këta prindër (në shumicën e rasteve nëna të mbetura vetëm, braktisur nga bashkëshorti pas diagnozës së fëmijës) janë diej ☀️vezullues që ecin të heshtur mes nesh dhe rilindin çdo ditë për fëmijën e tyre. ❤️
🙏 Faleminderit 🎥 @Klajdi Vokopola për filmimin dhe kontributin, si edhe ekipit 🎞@amad_center 🌞për montazhin dhe video editimin e intervistës 🎬

Reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes, përmirësimi i shëndetit mendor të adoleshentëve

AMAD përfundoi projektin për luftën kundër gjuhës së urrejtjes që mblodhi së bashku aktorë të ndryshëm. Nëpërmjet aktiviteteve të këtij projekti 83 adoleshentë të moshës 14-18 vjeç u përfshinë përmes eseve duke ndarë eksperiencën e tyre në përjetimin e gjuhës së urrejtjes. Qindra të tjerë u përfshinë në sondazhin kombëtar për gjuhën e urrejtjes, si dhe në fokus grupet e diskutimeve.
Read more