Kur flasim për aftësi digjitale në vështrim të parë duket sikur i referohet thjesht një zotësie të përfituar prej një fushe të caktuar studimi sikurse është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ndërkohë realiteti fizik dhe ai virtual në epokën e revolucionit digjital tregon se nevoja për aftësim digjital shpërfaqet si një domosdoshmëri në shkallë të ndryshme tek çdo kategori sociale, moshore, ekonomike etj.
Përditshmëria përball gjithkënd me domosdoshmërinë e ndërveprimit digjital si për shkak të nevojës për komunikim ndërnjerëzor, kryerjen e punë dhe detyrave funksionale apo mësimore, marrjen e informacionit mediatik mbi zhvillimet e aktualitetit etj. Teknologjitë digjitale janë zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, duke ndryshuar mënyrën se si ne aksesojmë informacionin, si dhe në ndërveprimin njerëzor. Megjithatë, ato kanë transformuar gjithashtu tregun e punës, duke ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë globale.
Shkenca kompjuterike është një disiplinë e gjerë që kërkon zotërim të gjuhëve të ndryshme programimi dhe ekzekutimin e tyre për të ofruar funksionalitetin e dëshiruar digjital në fusha të ndryshme që janë vazhdimisht në zhvillim.
Gjuhët specifike të programimit dhe algoritmet e projektimit kërkojnë aftësi të ndryshme, të tilla si aftësia për të zhvilluar mjete digjitale për industri të ndryshme; për të zhvilluar harduerë dhe softuer për të ekzekutuar protokollet e internetit, arkitekturat cloud, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare; ose për të drejtuar sistemet automatike të navigimit të makinave vetëdrejtuese ose rrjetet e sensorëve të fermave. Gjithashtu, të kërkuara janë edhe aftësitë e kërkuara për të zhvilluar algoritme matematikore që formojnë vendimmarrjen në industri të ndryshme ose për të ndërtuar dhe konfiguruar robotë dhe ndërfaqe të tjera njeri-makinë.
Në këtë perspektivë paraqitet edhe qasja e fuqizimit rinor përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi digjitale, në mënyrë që të nxiten në zhvillimin e potencialit të tyre dhe akeses më pozitiv drejt tregut të punës. Çka shkon në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.
Modul trajnimi_Aftësi Digjitale
Serë Komunitare – Nisma e gjelbër e të rinjve
/në Lajme/nga AMAD CenterRaport vlerësimi
/në Lajme, Publikimet/nga AMAD CenterEvidentimi i nevojave të të rinjë në një komunitet urban, suburban apo rural, kërkon pikë së pari njohja e objektivave dhe dëshirave të grupit të targetuar. Pikërisht për këtë arsye ky raport studimi vendos në zbatim një metodologji të përshtatur kërkimi në bazë të specifikave të orientuara nga grupi synuar për kampionim.
Nga analiza e gjetjeve të studimit parësor u evidentuan fushat me interes aktivizimi rinor, si edhe problematika që përbëjnë barriera për këta të rinj. Kështu, ky raport studimi nxori në pah se interesi i të rinjve për të qenë aktivë në komunitet është i lartë. Ndër fushat më me interes në aktivizmin rinor ishin sportet, arti dhe letërsia, ndërkohë ato me më pak interes ishin aktivitete vullnetare të pastrimit të rrugëve në hapësirat e përbashkëta. Ndërkohë, për sa i përket barrierave me të cilat përballeshin të rinj, të cilat mesa u evidentua ishin relativisht të konsiderueshme, kryesuan përballjen me mentalitetin dhe stereotipet, sidomos në raport me çështjet gjinore.
Ky raport solli edhe rekomandimet përkatëse për mundësi ndërhyrjeje dhe përmirësimin e situatës problemore, duke nxitur më tej rritjen e kapaciteteve rinore, fuqizimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre me potencial të rritur në punësim dhe mirëqenie socio-financiare, si edhe të inteligjencës sociale.
*Ky raport vlerësimi u përpilua nga eksperti i kontraktuar nga AMAD si pjesë e projektit “Fuqizona: Rritje kapacitetesh rinore”, mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Mentorim në ngritjen e platformës rinore gjeneratarinore.al
/në Lajme/nga amadcenter[Kliko për videon: Sesione mentorimi]
Aftësimi në shkathtësi digjitale tek të rinjtë rrit potencialin e tyre në tregun rajonal e deri global të punës, si edhe promovon zhvillimin e qëndrueshëm.
Realizuam fazën e dytë të mentorimit (qershor dhe korrik 2023) për krijimin e platformës online nga vetë të rinjtë e Rrogozhinës. Me ndihmën e mentorit designer nga @starlineofficial të rinjtë kryen:
🌟Brandimin dhe konceptin vizual të platformës online
🌟Konceptin sipas user interface të platformës
Ndiqni më tej se çdo arrijnë të realizojnë të rinjtë tanë në projektin për rritjen e kapaciteve rinore, mbështetur nga Agjenica Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
www.facebook.com/amad.center/videos/219319644304421
#akr #MSHRF
#agjenciakombëtareerinisë #ministriishtetitperrininëdhefëmijët #thirrjaIIpërrininë
#riniapërrininë.
Platforma rinore në web – Mentorimi i të rinjve
/në Lajme/nga AMAD CenterRealizuam fazën e dytë të mentorimit (18, 19, 20 qershor 2023) për krijimin e platformës online nga vetë të rinjtë e Rrogozhinës.
Me ndihmën e mentorit Enjur Uka nga Starline të rinjtë kryen:
🌟Brandimin dhe konceptin vizual të platformës online
🌟Konceptin sipas user interface të platformës Gjenerata Rinore, në Bashkia Rrogozhinenë ndërtimin e identitetit vizual
Të rinjtë në vendimmarrje – Prezantim projektpropozimi për infrastrukturë rinore
/në Lajme/nga AMAD CenterTrajnim në aftësi digjitale dhe të buta
/në Lajme/nga amadcenterwww.facebook.com/amad.center/videos/732568655291175
#akr #MSHRF
#agjenciakombëtareerinisë #ministriishtetitperrininëdhefëmijët #thirrjaIIpërrininë
#riniapërrininë.
Tryezë diskutimi Rinia dhe Integrimi në BE
/në Lajme/nga amadcenterTakimi i punonjësve dhe aktivistëve rinorë të AMAD-it me anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës Klodiana Beshku, profesoreshë e Shkencave Politike, e cila ligjëron Gjeopolitikën dhe Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Diskutimet u fokusuan në fuqizimin e të rinjve, karrierën, diskriminimin, integrimin në BE dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, lirinë e lëvizjeve në tregun e brendshëm dhe mundësitë për të rinjtë, strategjitë kombëtare dhe lokale për punësimin e të rinjve në Shqipëri, etj.
Youth Tea Talk and EU” (Bisedë çaji Rinia dhe BE-ja) ishte aktiviteti ynë që mblodhi bashkë punonjës rinorë dhe të rinj për të diskutuar mbi:
🔹 Fuqizimin e të rinjve
🔹 Orientimin e karrierës
🔹 Tregun e punës në Shqipëri
🔹 Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe ato vendore
🔹 Integrimin e Shqipërisë në BE
🔹 Politikat e BE-së për fuqizimin e të rinjve
🔹 Trendi i migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (në vendet e BE-së) – tundimet,
mundësitë dhe sfidat
Në panel diskutimi AMAD solli anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe profesoreshën e profilit të Gjeopolitikës, znj. Klodiana Beshku.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “FuqiZona” të @amad_center në jetësim të aktivizmit të promovuar nga projektet “Colors of humanity”, bashkëfinancuar nga BE-ja dhe “Rritja e kapaciteteve rinore” mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë
🔛🔜Aktivitete të tilla do zhvillohen përgjatë muajit maj (si Muaji e Evropës) dhe në vijimësi.
Aftësi digjitale_Modul trajnimi
/në Lajme, Publikimet/nga amadcenterKur flasim për aftësi digjitale në vështrim të parë duket sikur i referohet thjesht një zotësie të përfituar prej një fushe të caktuar studimi sikurse është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ndërkohë realiteti fizik dhe ai virtual në epokën e revolucionit digjital tregon se nevoja për aftësim digjital shpërfaqet si një domosdoshmëri në shkallë të ndryshme tek çdo kategori sociale, moshore, ekonomike etj.
Përditshmëria përball gjithkënd me domosdoshmërinë e ndërveprimit digjital si për shkak të nevojës për komunikim ndërnjerëzor, kryerjen e punë dhe detyrave funksionale apo mësimore, marrjen e informacionit mediatik mbi zhvillimet e aktualitetit etj. Teknologjitë digjitale janë zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, duke ndryshuar mënyrën se si ne aksesojmë informacionin, si dhe në ndërveprimin njerëzor. Megjithatë, ato kanë transformuar gjithashtu tregun e punës, duke ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë globale.
Shkenca kompjuterike është një disiplinë e gjerë që kërkon zotërim të gjuhëve të ndryshme programimi dhe ekzekutimin e tyre për të ofruar funksionalitetin e dëshiruar digjital në fusha të ndryshme që janë vazhdimisht në zhvillim.
Gjuhët specifike të programimit dhe algoritmet e projektimit kërkojnë aftësi të ndryshme, të tilla si aftësia për të zhvilluar mjete digjitale për industri të ndryshme; për të zhvilluar harduerë dhe softuer për të ekzekutuar protokollet e internetit, arkitekturat cloud, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare; ose për të drejtuar sistemet automatike të navigimit të makinave vetëdrejtuese ose rrjetet e sensorëve të fermave. Gjithashtu, të kërkuara janë edhe aftësitë e kërkuara për të zhvilluar algoritme matematikore që formojnë vendimmarrjen në industri të ndryshme ose për të ndërtuar dhe konfiguruar robotë dhe ndërfaqe të tjera njeri-makinë.
Në këtë perspektivë paraqitet edhe qasja e fuqizimit rinor përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi digjitale, në mënyrë që të nxiten në zhvillimin e potencialit të tyre dhe akeses më pozitiv drejt tregut të punës. Çka shkon në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.
Aftësi të buta_Modul trajnimi
/në Lajme, Publikimet/nga amadcenterAftësitë e buta janë thelbësore në arenën profesionale si dhe në jetën e përditshme të një personi, duke qenë se njeriu është një krijesë shoqërore, që jeton dhe vepron në komunitet, si edhe në komunikim të vijueshëm me të tjerë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë mësuar të jetojnë në grupe ose tufa që nga koha e evolucionit. Është e qartë se aftësitë e buta kanë qenë të rëndësishme dhe do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të gjithë njerëzit në çdo kohë, edhe tanimë në epokën e digjitalizimit.
Ky modul ka për qëllim të parashtrojë dhe trajtojë aftësitë thelbësore të buta, si edhe t’u vijë në ndihmë aktiviteteve trajnuese të kësaj tematike, për t’i praktikuar ato duke përdorur aktivitete të ndryshme.
Zhvillimi i teknologjisë dhe ndryshimi i sjelljeve sociale në komunikim, kohezion social dhe ndërveprim me të tjerë ka sjellë nevojën e stërvitjes dhe riformësimit të qasjes në ushtrimin e aftësive të buta. Mjedisi dhe modelet e sjelljes indikojnë një nivel jo të fortë të aftësive të buta, veçanërisht kur ndodhen para nevojës për punë/punësim, ku gjithmonë i pret puna në grup, pasi pothuajse të gjitha arritjet në vendin e punës janë rezultat i punës në grup.
Modul trajnimi_Aftësi të ButaFletëpalosje informuese_Aftësi të buta dhe digjitale
/në Lajme, Publikimet/nga amadcenter