Trajnim në aftësi digjitale dhe të buta

Momente nga trajnimi mbi aftësi të buta dhe aftësi digjitale, ku përmes qasjes së edukimit joformal 23 të rinj përfituan më tepër njohuri dhe shkathtësi.
Interaktiviteti i grupit dhe përcjellja e njohurive pati në fokus:
🔹 marrjen e njohurive bazë në desing, brandim identiteti vizual, krijim kontenti dhe website
🔹 zhvillimin e mendimit kritik përmes ushtrimeve
🔹 të folurin në publik si aftësim në komunikim
🔹 nxitjen e kreativitetit
🔹 edukimi i punës me objektiva

 

www.facebook.com/amad.center/videos/732568655291175

#akr #MSHRF
#agjenciakombëtareerinisë #ministriishtetitperrininëdhefëmijët #thirrjaIIpërrininë
#riniapërrininë.

 

 

Tryezë diskutimi Rinia dhe Integrimi në BE

Takimi i punonjësve dhe aktivistëve rinorë të AMAD-it me anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës Klodiana Beshku, profesoreshë e Shkencave Politike, e cila ligjëron Gjeopolitikën dhe Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Diskutimet u fokusuan në fuqizimin e të rinjve, karrierën, diskriminimin, integrimin në BE dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, lirinë e lëvizjeve në tregun e brendshëm dhe mundësitë për të rinjtë, strategjitë kombëtare dhe lokale për punësimin e të rinjve në Shqipëri, etj.

Youth Tea Talk and EU” (Bisedë çaji Rinia dhe BE-ja) ishte aktiviteti ynë që mblodhi bashkë punonjës rinorë dhe të rinj për të diskutuar mbi:
🔹 Fuqizimin e të rinjve
🔹 Orientimin e karrierës
🔹 Tregun e punës në Shqipëri
🔹 Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe ato vendore
🔹 Integrimin e Shqipërisë në BE
🔹 Politikat e BE-së për fuqizimin e të rinjve
🔹 Trendi i migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (në vendet e BE-së) – tundimet,
mundësitë dhe sfidat

Në panel diskutimi AMAD solli anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe profesoreshën e profilit të Gjeopolitikës, znj. Klodiana Beshku.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “FuqiZona” të @amad_center në jetësim të aktivizmit të promovuar nga projektet “Colors of humanity”, bashkëfinancuar nga BE-ja dhe “Rritja e kapaciteteve rinore” mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë

🔛🔜Aktivitete të tilla do zhvillohen përgjatë muajit maj (si Muaji e Evropës) dhe në vijimësi.

 

Aftësi digjitale_Modul trajnimi

Kur flasim për aftësi digjitale në vështrim të parë duket sikur i referohet thjesht një zotësie të përfituar prej një fushe të caktuar studimi sikurse është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ndërkohë realiteti fizik dhe ai virtual në epokën e revolucionit digjital tregon se nevoja për aftësim digjital shpërfaqet si një domosdoshmëri në shkallë të ndryshme tek çdo kategori sociale, moshore, ekonomike etj.

Përditshmëria përball gjithkënd me domosdoshmërinë e ndërveprimit digjital si për shkak të nevojës për komunikim ndërnjerëzor, kryerjen e punë dhe detyrave funksionale apo mësimore, marrjen e informacionit mediatik mbi zhvillimet e aktualitetit etj. Teknologjitë digjitale janë zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, duke ndryshuar mënyrën se si ne aksesojmë informacionin, si dhe në ndërveprimin njerëzor. Megjithatë, ato kanë transformuar gjithashtu tregun e punës, duke ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë globale.

Shkenca kompjuterike është një disiplinë e gjerë që kërkon zotërim të gjuhëve të ndryshme programimi dhe ekzekutimin e tyre për të ofruar funksionalitetin e dëshiruar digjital në fusha të ndryshme që janë vazhdimisht në zhvillim.

Gjuhët specifike të programimit dhe algoritmet e projektimit kërkojnë aftësi të ndryshme, të tilla si aftësia për të zhvilluar mjete digjitale për industri të ndryshme; për të zhvilluar harduerë dhe softuer për të ekzekutuar protokollet e internetit, arkitekturat cloud, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare; ose për të drejtuar sistemet automatike të navigimit të makinave vetëdrejtuese ose rrjetet e sensorëve të fermave. Gjithashtu, të kërkuara janë edhe aftësitë e kërkuara për të zhvilluar algoritme matematikore që formojnë vendimmarrjen në industri të ndryshme ose për të ndërtuar dhe konfiguruar robotë dhe ndërfaqe të tjera njeri-makinë.

Në këtë perspektivë paraqitet edhe qasja e fuqizimit rinor përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi digjitale, në mënyrë që të nxiten në zhvillimin e potencialit të tyre dhe akeses më pozitiv drejt tregut të punës. Çka shkon në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

 

Modul trajnimi_Aftësi Digjitale

Aftësi të buta_Modul trajnimi

Aftësitë e buta janë thelbësore në arenën profesionale si dhe në jetën e përditshme të një personi, duke qenë se njeriu është një krijesë shoqërore, që jeton dhe vepron në komunitet, si edhe në komunikim të vijueshëm me të tjerë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë mësuar të jetojnë në grupe ose tufa që nga koha e evolucionit. Është e qartë se aftësitë e buta kanë qenë të rëndësishme dhe do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të gjithë njerëzit në çdo kohë, edhe tanimë në epokën e digjitalizimit.

Ky modul ka për qëllim të parashtrojë dhe trajtojë aftësitë thelbësore të buta, si edhe t’u vijë në ndihmë aktiviteteve trajnuese të kësaj tematike, për t’i praktikuar ato duke përdorur aktivitete të ndryshme.

Zhvillimi i teknologjisë dhe ndryshimi i sjelljeve sociale në komunikim, kohezion social dhe ndërveprim me të tjerë ka sjellë nevojën e stërvitjes dhe riformësimit të qasjes në ushtrimin e aftësive të buta. Mjedisi dhe modelet e sjelljes indikojnë një nivel jo të fortë të aftësive të buta, veçanërisht kur ndodhen para nevojës për punë/punësim, ku gjithmonë i pret puna në grup, pasi pothuajse të gjitha arritjet në vendin e punës janë rezultat i punës në grup.

Modul trajnimi_Aftësi të Buta

Trajnimi i punonjësve rinorë, Rrogozhinë

AMAD zhvilloi trajnimin 5-ditor me punonjësit rinorë për rritjen e kapaciteteve në fuqizimin e të rinjve, nxitjen e punësimin dhe arritjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare për Rininë.

Gjatë trajnimit u sollën koncepte toerike e praktike sipas metodave të edukimit joformal, ku nxitja e shkathësive dhe aftësive vjen përmes lojërave, diskutimeve, përfshirjes dhe shkëmbimit të informacionit.

Kështu:

Dita e parë pati në fokus trajtimin e temës teorike mbi përmirësim i njohurive mbi kornizën ligjore për rininë.

Në ditën pasuese sesioni i trajnimit u thellua më tej në zbërthimin Strategjisë Kombëtare të Rinisë,

Dita e tretë e trajnimit të punonjësve rinorë trajtoi:
➡️ politikat rinore kombëtare dhe ndërkombëtare;
➡️ sfidat e sotme të rinisë në njësi të vogla të qeverisjes vendore;
➡️ adresimi i problematikave të punësimit rinor.

Trajnimi në mjedis të jashtëm kur moti është i duhur shtoi energjinë e punonjësve rinorë gjatë ditës së katërt të trajnimit
Gjatë kësaj dite të katërt u fokusuam në analizën e situatës për rritjen e punësimit rinor.

Dita e fundit e trajnimit të punonjësve rinorë në nivel vendor ishte plot diskutime, ide konkrete në fuqizimin rinor, qasje miqësore ndaj mjedisit, promovim i aktiviteteve rekreative, si edhe përmirësimit të jetesës në komunitet.

*Ky aktivitetet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizona: Rritje kapacitetesh rinore”, i cili zbatohet me mbështetjen e  Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

 

 

 

AMAD, anëtarësim në rrjetin e Fondacionit Anna Lindh

Tanimë Qendra AMAD / AMAD Center është zyrtarisht anëtar i rrjetit Anna Lindh Foundation si pjesë nga Fondacioni Anna Lindh – ALF – Rrjeti Shqiptar. Një tjetër gur themeli ky në punën tonë për kauzat që prekin të drejtat e njeriut, dinjitetin njerëzor, respektin ndaj lirive dhe promovimin e kohezionit social, solidaritetit dhe me vëmendje të veçantë për çështjet gjinore etj.

 

Shih më shumë në: https://www.annalindhfoundation.org/members/amad

 

#qendraamad #NukHeshtim #FuqiZona #përfemrat #përgratëdhevajzat #nukheshtim #newmember #AnnaLindhFoundation #humanrights #solidarity #genderequality #nondiscrimination #breakthesilence #BreakTheSilenceAgainstDomesticViolence #mentalhealth #mentalhealthawareness #nohate #NoHateSpreadLove

Rritja e kapaciteteve rinore në aftësi të buta dhe digjitale

Ky projekt i përgjigjet si nevojës së të rinjve për motivim në gjetjen e vetes si pjesë e rëndësishme e komunitetit falë punës që kryen, ashtu edhe nevojës në përmirësim kapacitetesh të punonjësve rinorë, të cilët duhet të jenë të përgatitur profesionalisht në trajtimin e të rinjve, këshillimit në karrierë dhe asistimit të nevojës së tyre në zhvillim aftësish digjitale dhe aftësish të buta.

Nëpërmjet këtij projekti AMAD synon të nxisë edukimin e të rinjve, veçanërisht të rinjve me mundësi të pakta për shkak të faktorit socio-ekonomik, me një qasje fokusuar në aftësitë digjitale dhe zhvillimin e aftësive të buta, ndërveprimin me të rinjtë të tjerë dhe më e rëndësishmja edukimin qytetar dhe përfshirjen aktive. Rezultat, i cili është risi e sjellë nga ky projekt, është përgatitja dhe funksionimi i një website-i i projektuar dhe ndërtuar si një Qendër Rinore Virtuale. Falë rritjes së kapaciteteve rinore në: design, programim, paketa Mikrosoft, content creator etj., si edhe ato për aftësim shkathtësish të buta, të tilla si: komunikimi, mendim kritik etj.

Një risi tjetër që sjellin aktivitetet me të rinjtë e fuqizuar në këtë projekt është hartimi i një projektpropozimi nga vetë të rinjtë mbi një kauzë në shërbim të fuqizimit rinor, me tematikë specifike të zgjedhur prej vetë të rinjve të fuqizuar profesionalisht në aktivitetet e këtij projekti.

 

Ky projekt do ketë një kohëzgjatje prej 10 muajsh për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe do të realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).

 

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut 2022 dhe 16 ditët e aktivizmit të fushatës #NukHeshtim

Sot, në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përmbyllim 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Gjatë këtij viti, 25 nëntor – 10 dhjetor 2022, fushata e aktivizmit u fokusua në përfshirjen përmes foto-mesazheve e përfaqësuesve të ndryshëm të shoqërisë sonë. Përcjellja e mesazheve ndërgjegjësuese kundër dhunës me bazë gjinore solli frymën e aktivizmit gjithëpërfshirës dhe fuqizuese të potencialit njerëzor në shpalosjen e vlerave tona, bazuar në respekt reciprok, tolerancë, mirëkuptim dhe mirësi.

Personat e përfshirë, në 24 foto-mesazhet individuale të publikuara, janë figura aktive në komunitet dhe përfaqësojnë një mori formimesh intelektuale të fushave, interesa dhe grup-mosha të ndryshme, të tilla si: gazetarë, aktivistë, punonjës të administratës, mësimdhënës të cikleve të ndryshme (që nga kopshti deri në universitet), juristë, punonjës rinorë, sociologë, nxënës, studentë, muzikantë, politologë, punonjës të shëndetësisë, promovues të turizmit, staf drejtues të institucioneve arsimore etj. Mesazhet erdhën si nga gra dhe vajza ashtu edhe nga burra e djem, duke përcjellë më fuqishëm mesazhet kundër dhunës me bazë gjinore, jo thjesht kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Qysh prej fillimit në 2018, një ndër fushatat e AMAD ka qenë ajo #NukHeshtim, e cila si fjalë kyçe ka patur reagimin ndaj dhunës, në çfarëdo lloj mjedisi, forme apo target-grupi. Forcimi i funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit të dhunës ka qenë synimi thelbësor i aktiviteteve të ndërmarra në vijimësi nga AMAD. Një ndër drejtimet e fokusit të kësaj fushate është edhe dhuna me bazë gjinore.

Shfletoni galerinë e foto-mesazheve më poshtë për të zbuluar më shumë rreth 16 ditëve të aktivizmit nga AMAD, 2022.