Postime

Rrugëtimi i zbatimit të projektit “FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore” në Rrogozhinë

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti ishte të rrisi kapacitetet rinore me aftësi digjitale dhe orientim më të mirë në karrierë në Bashkinë e Rrogozhinës.

  • Të fuqizojë kapacitetet e punonjësve rinorë në Bashkinë e Rrogozhinës
  • Të rrisë ndërgjegjësimin dhe informacionin e të rinjve mbi digjitalizimin dhe karrierë
  • Të përforcojë aftësitë e të rinjve (digjitale lidhur me shërbimet e digjitalizuara, design dhe programim; aftësitë komunikuese, lidership, mendim kritik, hulumtim etj.), duke kontribuar në shtimin e mirëqenies aktive, të shëndetshme, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

Nga ky projekt arritëm këto rezultate:

– të trajnonim 9 punonjës rinorë;

– 150 të rinj të informuar mbi qasjen e rritjeve të kapaciteteve në karrierë dhe zhvillimi i aftësive digjitale dhe profesionale; 15 të rinj të trajnuar mbi zhvillimin e karrierës dhe aftësitë digjitale (design, programim, content creator etj.), si edhe aftësive të buta, advokim dhe shkrim projekti;

– 1 website rinor i përgatitur nga të rinjtë e trajnuar dhe mentoruar në aftësim shkathtësish digjitale;

– 1 projektpropozim për të rinjtë i paraqitur në Bashki dhe hartuar nga vetë të rinjtë, për një qasje të qeverisjes vendore në fuqizimin e të rinjve;

– 1 raport vlerësimi aftësimi “base line” me target përfituesit direkt: 5 punonjësit rinorë dhe 20 të rinjtë e fuqizuar;

– 3 të rinj me kapacitete të rritura do jenë gati për t’u bërë mentorë të rinjsh në ekipin e Bashkisë edhe pas përfundimit të këtij projekti.

Trajnim në aftësi digjitale dhe të buta

Momente nga trajnimi mbi aftësi të buta dhe aftësi digjitale, ku përmes qasjes së edukimit joformal 23 të rinj përfituan më tepër njohuri dhe shkathtësi.
Interaktiviteti i grupit dhe përcjellja e njohurive pati në fokus:
🔹 marrjen e njohurive bazë në desing, brandim identiteti vizual, krijim kontenti dhe website
🔹 zhvillimin e mendimit kritik përmes ushtrimeve
🔹 të folurin në publik si aftësim në komunikim
🔹 nxitjen e kreativitetit
🔹 edukimi i punës me objektiva

 

www.facebook.com/amad.center/videos/732568655291175

#akr #MSHRF
#agjenciakombëtareerinisë #ministriishtetitperrininëdhefëmijët #thirrjaIIpërrininë
#riniapërrininë.

 

 

Tryezë diskutimi Rinia dhe Integrimi në BE

Takimi i punonjësve dhe aktivistëve rinorë të AMAD-it me anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës Klodiana Beshku, profesoreshë e Shkencave Politike, e cila ligjëron Gjeopolitikën dhe Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Diskutimet u fokusuan në fuqizimin e të rinjve, karrierën, diskriminimin, integrimin në BE dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, lirinë e lëvizjeve në tregun e brendshëm dhe mundësitë për të rinjtë, strategjitë kombëtare dhe lokale për punësimin e të rinjve në Shqipëri, etj.

Youth Tea Talk and EU” (Bisedë çaji Rinia dhe BE-ja) ishte aktiviteti ynë që mblodhi bashkë punonjës rinorë dhe të rinj për të diskutuar mbi:
🔹 Fuqizimin e të rinjve
🔹 Orientimin e karrierës
🔹 Tregun e punës në Shqipëri
🔹 Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe ato vendore
🔹 Integrimin e Shqipërisë në BE
🔹 Politikat e BE-së për fuqizimin e të rinjve
🔹 Trendi i migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (në vendet e BE-së) – tundimet,
mundësitë dhe sfidat

Në panel diskutimi AMAD solli anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe profesoreshën e profilit të Gjeopolitikës, znj. Klodiana Beshku.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “FuqiZona” të @amad_center në jetësim të aktivizmit të promovuar nga projektet “Colors of humanity”, bashkëfinancuar nga BE-ja dhe “Rritja e kapaciteteve rinore” mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë

🔛🔜Aktivitete të tilla do zhvillohen përgjatë muajit maj (si Muaji e Evropës) dhe në vijimësi.

 

Aftësi digjitale_Modul trajnimi

Kur flasim për aftësi digjitale në vështrim të parë duket sikur i referohet thjesht një zotësie të përfituar prej një fushe të caktuar studimi sikurse është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ndërkohë realiteti fizik dhe ai virtual në epokën e revolucionit digjital tregon se nevoja për aftësim digjital shpërfaqet si një domosdoshmëri në shkallë të ndryshme tek çdo kategori sociale, moshore, ekonomike etj.

Përditshmëria përball gjithkënd me domosdoshmërinë e ndërveprimit digjital si për shkak të nevojës për komunikim ndërnjerëzor, kryerjen e punë dhe detyrave funksionale apo mësimore, marrjen e informacionit mediatik mbi zhvillimet e aktualitetit etj. Teknologjitë digjitale janë zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, duke ndryshuar mënyrën se si ne aksesojmë informacionin, si dhe në ndërveprimin njerëzor. Megjithatë, ato kanë transformuar gjithashtu tregun e punës, duke ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë globale.

Shkenca kompjuterike është një disiplinë e gjerë që kërkon zotërim të gjuhëve të ndryshme programimi dhe ekzekutimin e tyre për të ofruar funksionalitetin e dëshiruar digjital në fusha të ndryshme që janë vazhdimisht në zhvillim.

Gjuhët specifike të programimit dhe algoritmet e projektimit kërkojnë aftësi të ndryshme, të tilla si aftësia për të zhvilluar mjete digjitale për industri të ndryshme; për të zhvilluar harduerë dhe softuer për të ekzekutuar protokollet e internetit, arkitekturat cloud, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare; ose për të drejtuar sistemet automatike të navigimit të makinave vetëdrejtuese ose rrjetet e sensorëve të fermave. Gjithashtu, të kërkuara janë edhe aftësitë e kërkuara për të zhvilluar algoritme matematikore që formojnë vendimmarrjen në industri të ndryshme ose për të ndërtuar dhe konfiguruar robotë dhe ndërfaqe të tjera njeri-makinë.

Në këtë perspektivë paraqitet edhe qasja e fuqizimit rinor përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi digjitale, në mënyrë që të nxiten në zhvillimin e potencialit të tyre dhe akeses më pozitiv drejt tregut të punës. Çka shkon në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

 

Modul trajnimi_Aftësi Digjitale

Aftësi të buta_Modul trajnimi

Aftësitë e buta janë thelbësore në arenën profesionale si dhe në jetën e përditshme të një personi, duke qenë se njeriu është një krijesë shoqërore, që jeton dhe vepron në komunitet, si edhe në komunikim të vijueshëm me të tjerë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë mësuar të jetojnë në grupe ose tufa që nga koha e evolucionit. Është e qartë se aftësitë e buta kanë qenë të rëndësishme dhe do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të gjithë njerëzit në çdo kohë, edhe tanimë në epokën e digjitalizimit.

Ky modul ka për qëllim të parashtrojë dhe trajtojë aftësitë thelbësore të buta, si edhe t’u vijë në ndihmë aktiviteteve trajnuese të kësaj tematike, për t’i praktikuar ato duke përdorur aktivitete të ndryshme.

Zhvillimi i teknologjisë dhe ndryshimi i sjelljeve sociale në komunikim, kohezion social dhe ndërveprim me të tjerë ka sjellë nevojën e stërvitjes dhe riformësimit të qasjes në ushtrimin e aftësive të buta. Mjedisi dhe modelet e sjelljes indikojnë një nivel jo të fortë të aftësive të buta, veçanërisht kur ndodhen para nevojës për punë/punësim, ku gjithmonë i pret puna në grup, pasi pothuajse të gjitha arritjet në vendin e punës janë rezultat i punës në grup.

Modul trajnimi_Aftësi të Buta