Postime

Tryezë diskutimi Rinia dhe Integrimi në BE

Takimi i punonjësve dhe aktivistëve rinorë të AMAD-it me anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës Klodiana Beshku, profesoreshë e Shkencave Politike, e cila ligjëron Gjeopolitikën dhe Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Diskutimet u fokusuan në fuqizimin e të rinjve, karrierën, diskriminimin, integrimin në BE dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, lirinë e lëvizjeve në tregun e brendshëm dhe mundësitë për të rinjtë, strategjitë kombëtare dhe lokale për punësimin e të rinjve në Shqipëri, etj.

Youth Tea Talk and EU” (Bisedë çaji Rinia dhe BE-ja) ishte aktiviteti ynë që mblodhi bashkë punonjës rinorë dhe të rinj për të diskutuar mbi:
🔹 Fuqizimin e të rinjve
🔹 Orientimin e karrierës
🔹 Tregun e punës në Shqipëri
🔹 Strategjinë Kombëtare të Rinisë dhe ato vendore
🔹 Integrimin e Shqipërisë në BE
🔹 Politikat e BE-së për fuqizimin e të rinjve
🔹 Trendi i migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (në vendet e BE-së) – tundimet,
mundësitë dhe sfidat

Në panel diskutimi AMAD solli anëtaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe profesoreshën e profilit të Gjeopolitikës, znj. Klodiana Beshku.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit “FuqiZona” të @amad_center në jetësim të aktivizmit të promovuar nga projektet “Colors of humanity”, bashkëfinancuar nga BE-ja dhe “Rritja e kapaciteteve rinore” mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë

🔛🔜Aktivitete të tilla do zhvillohen përgjatë muajit maj (si Muaji e Evropës) dhe në vijimësi.

 

Feel the Beat

AMAD në projektin “Feel the Beat” arriti sot një marrëveshje mirëkuptimi me Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, si kategoria përfituese e këtij projekti novator, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Muzika i ndihmon njerëzit të rrisin besimin në vetvete, i inkurajon të mësojnë rreth emocioneve dhe i ndihmon në zhvillimin e aftësive të shkëlqyera motorike. Shumë njerëz të shurdhër luajnë instrumente muzikore dhe marrin pjesë në aktivitete muzikore çdo ditë. Është një ide e gabuar që ky komunitet nuk mund, ose nuk merr pjesë dhe shijon muzikën në të gjitha format e saj.

Në Shqipëri, në bazë të të dhënave nga INSTAT, janë 39.000 persona me nivele të ndryshme të humbjes së dëgjimit nga shurdhimi i lehtë në të thellë, nga fëmijët me vesh të ngjitur deri tek ata që kanë humbur dëgjimin në një fazë të mëvonshme të jetës.

Muzikantët me humbje të dëgjimit shpesh përdorin dridhjen e instrumentit muzikor ose sipërfaqen me të cilën lidhet, për t’i ndihmuar ata të ndjejnë tingullin që ata krijojnë, kështu që edhe pse mund të mos jenë në gjendje të dëgjojnë ata mund të përdorin dridhjet e shkaktuara nga tingulli muzikor për t’i ndihmuar ata të ‘dëgjojnë’ muzikë.

Rrugëtimin që duam të realizojmë konsiston në disa faza: nga edukimi përmes instrumenteve me përkusion e deri në performim. Pajisja e dridhjeve muzikore është një mënyrë shumë efikase dhe pa duar për të shfrytëzuar këto dridhje shumë të rëndësishme të shkaktuara nga zëri.

Legjislacioni dhe mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës

AMAD organizoi dhe mbajti 10 tryezat e diskutimit në 10 njësi administrative urbane të Tiranës. Morën pjesë përfaqësues nga 4 ministri, Bashkia e Tiranës, komuniteti dhe grupet e interesit, si dhe disa organizata të shoqërisë civile.

Bëhu heroi i dikujt

Sensibilizim për dhurim gjaku, duke iu përgjigjur fushatës së Aleancës për Dhurimin e Gjakut. U ofruan 11 persona për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë.