COL-Colors of Humanity
Projekti “Colors of Humanity” (COL) është një aksion ndërkombëtar që do të zbatohet nga një konsorcium organizatash në katër shtete: Shqipëri, Austri, Bullgari dhe Kosovë. AMAD ka rolin e organizatës drejtuese/koordinator në këtë konsorcium. Projekti është bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të Programit Erasmus+: Ngritja e Kapaciteteve në fushën e Rinisë.
Projekti “Ngjyrat e Njerëzores” (Colors of Humanity) promovon promovon vlerat e përbashkëta evropiane drejt zhvillimit social në kuadrin e të drejtave të njeriut, kundër diskriminiminit dhe gjuhës së urrejtjes, me fokus të veçantë në çështjet gjinore dhe mundësive të barabarta.
Aktivitetet e COL do të fokusohen në:
- Fuqizimin e kompetencave të punonjësve rinorë në promovimin e vlerave të BE-së për mosdiskriminimin, tolerancën dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse;
- Mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve advokuese;
- Nxitjen e përfshirjes së disa grupeve të interesit në aktivitetet kundër diskriminimit dhe ndërgjegjësimit gjinor;
- Rritjen e ndërgjegjësimit dhe avokimit kundër gjuhës së urrejtjes.
Ky projekt do të zbatohet për një periudhë 2-vjeçare, duke filluar nga 1 janari 2023 dhe duke përfunduar më 31 dhjetor 2024.
Na ndiqni dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë aktivistësh në AMAD për më shumë mundësi.