Aftësi digjitale_Modul trajnimi

Kur flasim për aftësi digjitale në vështrim të parë duket sikur i referohet thjesht një zotësie të përfituar prej një fushe të caktuar studimi sikurse është teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Ndërkohë realiteti fizik dhe ai virtual në epokën e revolucionit digjital tregon se nevoja për aftësim digjital shpërfaqet si një domosdoshmëri në shkallë të ndryshme tek çdo kategori sociale, moshore, ekonomike etj.

Përditshmëria përball gjithkënd me domosdoshmërinë e ndërveprimit digjital si për shkak të nevojës për komunikim ndërnjerëzor, kryerjen e punë dhe detyrave funksionale apo mësimore, marrjen e informacionit mediatik mbi zhvillimet e aktualitetit etj. Teknologjitë digjitale janë zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, duke ndryshuar mënyrën se si ne aksesojmë informacionin, si dhe në ndërveprimin njerëzor. Megjithatë, ato kanë transformuar gjithashtu tregun e punës, duke ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë globale.

Shkenca kompjuterike është një disiplinë e gjerë që kërkon zotërim të gjuhëve të ndryshme programimi dhe ekzekutimin e tyre për të ofruar funksionalitetin e dëshiruar digjital në fusha të ndryshme që janë vazhdimisht në zhvillim.

Gjuhët specifike të programimit dhe algoritmet e projektimit kërkojnë aftësi të ndryshme, të tilla si aftësia për të zhvilluar mjete digjitale për industri të ndryshme; për të zhvilluar harduerë dhe softuer për të ekzekutuar protokollet e internetit, arkitekturat cloud, faqet e internetit dhe aplikacionet celulare; ose për të drejtuar sistemet automatike të navigimit të makinave vetëdrejtuese ose rrjetet e sensorëve të fermave. Gjithashtu, të kërkuara janë edhe aftësitë e kërkuara për të zhvilluar algoritme matematikore që formojnë vendimmarrjen në industri të ndryshme ose për të ndërtuar dhe konfiguruar robotë dhe ndërfaqe të tjera njeri-makinë.

Në këtë perspektivë paraqitet edhe qasja e fuqizimit rinor përmes rritjes së kapaciteteve në aftësi digjitale, në mënyrë që të nxiten në zhvillimin e potencialit të tyre dhe akeses më pozitiv drejt tregut të punës. Çka shkon në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

 

Modul trajnimi_Aftësi Digjitale