Thirrje për ekspert trajnues

Thirrje për ekspert trajnues

TERMA REFERENCE

 

Pozicioni Ekspert trajnues për punonjës rinorë
Titulli i projektit “Rritja e kapaciteteve rinore” për aftësi të buta dhe digjitale.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).

Vendi Bashkia e Rrogozhinës
Lloji i kontratës së punës Kontratë shërbimi
Kohëzgjatja e detyrës 5 ditë
Data e fillimit dhe e mbarimit 25 shkurt – 1 mars 2023

 

Organizata AMAD kërkon të kontraktojë një ekspert trajnues të punonjësve rinorë për zhvillimin e aktivitetit të trajnimit jo-formal mbi qasjen rinore drejt shërbimeve, nxitjen e përfshirjes dhe aktivizmit rinor, si edhe afrimin e të rinjve ndaj digjitalizimit dhe shërbimeve lokale në qasjen ndaj tregut të punës. Ky aktivitet kryhet në kuadër të projektit për rritjen e kapaciteteve rinore, si pjesë e programit “FuqiZona” të AMAD për sa i përket fuqizimit të të rinjve.

 

Rreth AMAD

AMAD është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse e shoqërisë civile. Që në hapat e para të fillimit, AMAD ka punuar në mënyrë aktive në projekte dhe iniciativa në lidhje me fuqizimin e të rinjve dhe advokimin e çështjeve gjinore, duke promovuar mundësi të barabarta për të gjithë, respektimin e të drejtave, thyerjen e barrierave dhe stereotipeve tradicionale për fuqizimin e grave për të drejta të barabarta etj. Një fokus të veçantë është vendosur në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara për mundësi të barabarta, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj antidiskriminimit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes ballë për ballë dhe në internet. Qendra AMAD synon të frymëzojë dhe të ndajë vlerat për demokracinë, të drejtat e njeriut, fuqizimin e atyre me më pak mundësi, avokimin, luftimin e diskriminimit dhe vulnerabilitetit, por edhe fuqizimin e njerëzve përmes ngritjes së kapaciteteve, veçanërisht për të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara.

 

Qëllimi i shërbimit

Përmes kësaj thirrjeje AMAD synon të kontraktojë ekspertin trajnues të punonjësve rinorë në administratën e Bashkisë së Rrogozhinës, të cilët më pas do të angazhohen në aktivitete për nxitjen e inovacionit rinor dhe aftësive digjitale te të rinjtë, si edhe në mbështetjen e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.

Në kuadër të këtij qëllimi eksperti/ekspertja duhet të:

  • Hartojë dhe përgatisë kitin e trajnimit, që do jetë mbështetës, përbri manualit, me module trajnimi që ndërthurin informacionin dhe aftësimin praktik.
  • Të përcaktojë organizimin e sesioneve
  • Të zhvillojë ciklin e trajnimeve 5-ditore me punonjësit rinorë
  • Të sillet një produkt si feedback në rezultatin e arritur të aktivitetit të trajnimit

 

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në profil social
  • Njohuri shumë të mira ligjore mbi rininë
  • Më tepër se 5 vite përvojë profesionale
  • Përvoja praktike dhe kapacitet në zhvillimin e trajnimeve të punonjësve rinorë përmes edukimit jo-formal
  • Aftësi shumë të mira komunikimi si edhe në zhvillimin e aktiviteteve trajnuese me të rritur

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • Jetëshkrimi (CV)
  • Letër interesi
  • Oferta financiare (të gjitha taksat përfshirë)

 

Aplikimi

Dokumentacioni i aplikimit mund të dorëzohet në adresën e emailit: [email protected] ose në zyrë e organizatës AMAD në adresën: Rruga “Nikolla Jorgo”, pas ish-Ekspozitës https://goo.gl/maps/efqFtYg6ACt5UvRA6, deri në datën 23 shkurt 2023, në mesnatë,

 

Procedura e vlerësimit

Përzgjedhja e ekspertit do të bazohet në se sa mirë aplikimi përmbush kërkesat e përcaktuara në termat e referencës, bazuar në kualifikimet, eksperiencat e mëparshme, ofertën financiare si në tabelën e vlerësimit të mëposhtëm.

Kualifikime 20%
Përvoja e punës 50%
Oferta financiare 30%