Tiranë — AMAD Center ka prezantuar një strategji të re komunikimi të realizuar të mbështetur fondacionit “Anna Lindh”, me financim nga Bashkimi Evropian, si pjesë e programit ALFinMOTION. Strategjia synon të ndihmojë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) të rrisin ndërgjegjësimin mbi çështje sociale të rëndësishme si p.sh. të drejtat e njeriut, shëndeti mendor, lufta kundër stereotipeve dhe promovimi i barazisë gjinore. Ky plan përmban udhëzime praktike për të ndërtuar një komunikim strategjik të eficent dhe të qëndrueshëm, duke përfshirë grupe të ndryshme target.

Me një qasje inovative, strategjia synon të japë udhëzime praktike për planifikimin strategjik të një fushate komunikimi. “Ne besojmë se komunikimi (online dhe offline) vjen si medium i fuqishëm në aplifikimin e zërit advokues, . Kjo strategji u jep përdoruesve të target-grupeve të ndryshme mjetet e nevojshme për të për të përcjellë një ndikim pozitiv,” tha Voltiza Prendi, drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare AMAD.

Strategjia ka si qëllim kryesor krijimin e një plani fleksibël dhe gjithëpërfshirës që fuqizon të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara, duke u dhënë atyre mundësinë për të marrë pjesë aktive në fushatat ndërgjegjësuese dhe advokimi. Objektivat specifike përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit për edukimin mediatik, promovimin e dialogut ndërkulturor dhe angazhimin më të madh të audiencës përmes përmbajtjes tërheqëse dhe të aksesueshme.

Metodologjia dhe Qasja Inovative

Strategjia e re përdor një qasje të bazuar në kërkime dhe analiza, duke përfshirë segmentimin e audiencës dhe analizën e mesazheve për të përcaktuar praktikat më të mira në trajtimin e temave të ndjeshme si gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi. Përmes segmentimit të audiencës, janë identifikuar grupe specifike si të rinjtë (15-30 vjeç), edukatorët, prindërit dhe përfaqësuesit e mediave lokale, të cilët do të luajnë një rol kyç në amplifikimin e mesazheve të strategjisë.
Strategjia është ndërtuar për të qenë e thjeshtë për t’u përdorur dhe e qartë për të gjithë përdoruesit. Sipas Arbies Cani, specialist i dizajnit digjital: “Ky dokument është hartuar me një dizajn user-friendly, i cili e bën të lehtë për t’u ndjekur dhe praktike për organizatat që kërkojnë një udhëzues të qartë dhe të strukturuar për komunikim strategjik.”

Qasje Digjitale dhe Angazhimi i Audiencës

Strategjia fokusohet në përdorimin e platformave digjitale si Instagram, TikTok dhe YouTube për të arritur një komunikim efektiv dhe dinamik. Mesazhet janë të personalizuara për të rezonuar me audiencat e ndryshme, duke përdorur të dhëna analitike për të optimizuar performancën dhe për të përmirësuar vazhdimisht përmbajtjen. Një element i rëndësishëm i strategjisë është përdorimi i tregimeve personale dhe dëshmive vizuale për të krijuar lidhje emocionale me audiencën dhe për të forcuar mesazhet kryesore.

Me një fokus të veçantë te të rinjtë, strategjia përfshin qasje peer-to-peer, ku të rinjtë inkurajohen të ndajnë përvojat e tyre dhe të angazhohen aktivisht në fushatat e ndryshme. Përmes sesioneve ndërvepruese dhe trajnimeve për edukim mediatik, dokumenti synon të fuqizojë të rinjtë që të bëhen zëra të rëndësishëm në luftën kundër dezinformimit dhe stereotipeve.

Strategjia parashikon përdorimin e mjeteve analitike dhe metrikave të qarta për monitorimin e performancës dhe ndikimit të fushatave. Përdorimi i të dhënave në kohë reale mundëson një qasje fleksibël që përshtatet me ndryshimet dhe reagimet e audiencës, duke siguruar që mesazhet të jenë gjithmonë të rëndësishme dhe të përshtatshme.

Një Mjet për Ndryshim të Qëndrueshëm

Kjo strategji është një udhëzues i qartë për planifikimin e një komunikimi strategjik që synon të amplifikojë zërat advokues, informues e ndërgjegjësues, si edhe të krijojë një ndikim të prekshëm në shoqëri,” deklaroi Voltiza Prendi, drejtoresha ekzekutive e AMAD Center. “Ne besojmë se përmes angazhimit të të rinjve dhe përdorimit të qasjeve të integruara digjitale, mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë.”