Më 28 nëntor 2024, AMAD zhvilloi një veprimtari të veçantë për të shënuar Ditën e Mesdheut, duke bashkuar zëra dhe zemra nga kultura të ndryshme. Përmes gjuhës universale të muzikës, festuam një ditë uniteti dhe shprehje të përbashkët të empatisë. Festa e këtij viti mori një kuptim edhe më të thellë pasi të rinjtë, fëmijët, të rriturit, të moshuar, prindër dhe gjyshërit u bashkuan në valle për të krijuar një atmosferë harmonike që tejkaloi kufijtë.
Aktiviteti ynë përfshiu një sërë performancash, duke përfshirë valle plot gjallëri dhe muzikë të zgjedhur me kujdes nga ekipi i AMAD-it, duke bashkuar komunitetin në një festë të përbashkët të diversitetit dhe empatisë. Spektatorët u bënë pjesë e performancës, duke kërcyer së bashku me performuesit e rinj nga Qendra Burimore e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë dhe fëmijët që frekuentojnë qendrën komunitare “Të qëndrojmë sëbashku”. Ishte një shkëmbim gëzimi dhe harmonie, ku pjesëmarrësit dhe spektatorët u bashkuan në ritmin e përfshirjes dhe respektit kulturor.
Me mbështetje nga Anna Lindh Foundation dhe financim të përbashkët nga Bashkimi Evropian, ky aktivitet i jashtëzakonshëm ishte pjesë e një nisme të gjerë mesdhetare që solli performanca muzikore të njëkohshme në 23 shtete të rajonit. Dita e Mesdheut 2024 shërbeu si një kujtesë e fuqishme e trashëgimisë sonë të përbashkët njerëzore, duke nxitur bashkëveprim përtej barrierave të moshës, sociale, ekonomike dhe kulturore.
Performuesit ishin një dëshmi e vërtetë e frymës së aktivitetit:
- Nga Qendra Burimore e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë: Emanuela, Algend, Anisa, Danjel, Klea, Xhihan, me mësuesit e tyre Renata dhe Pëllumb, dhe drejtoreshën Orjola Idrizi.
- Nga qendra “Të qëndrojmë sëbashku”: Xheni, Oligeni, Brisi, Ketjona, Melisa, dhe Ueili.
- Gjyshërit, të rinjtë, dhe prindërit gjithashtu u bashkuan, duke kërcyer dhe festuar së bashku.
Ky aktivitet, i zbatuar nga AMAD Center dhe organizuar nga Anna Lindh Foundation, ka bashkuar njerëz nga e gjithë Mesdheu, duke treguar se si muzika mund të na bashkojë të gjithëve. Një falënderim i madh për të gjithë ata që morën pjesë, qoftë si performues ose si spektatorë entuziastë – ju e bëtë këtë aktivitet të paharrueshëm!
#SoundsThatConnect
#MediterraneanDay
Na ndiqni në vijim me aktivitete të tjera të festojmë unitetin, diversitetin dhe shkëmbimin kulturor përmes muzikës dhe përvojave të përbashkëta. 🙏