Trajnimi i punonjësve rinorë, Rrogozhinë
AMAD zhvilloi trajnimin 5-ditor me punonjësit rinorë për rritjen e kapaciteteve në fuqizimin e të rinjve, nxitjen e punësimin dhe arritjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare për Rininë.
Gjatë trajnimit u sollën koncepte toerike e praktike sipas metodave të edukimit joformal, ku nxitja e shkathësive dhe aftësive vjen përmes lojërave, diskutimeve, përfshirjes dhe shkëmbimit të informacionit.
Kështu:
Dita e parë pati në fokus trajtimin e temës teorike mbi përmirësim i njohurive mbi kornizën ligjore për rininë.
Në ditën pasuese sesioni i trajnimit u thellua më tej në zbërthimin Strategjisë Kombëtare të Rinisë,
Dita e tretë e trajnimit të punonjësve rinorë trajtoi:
➡️ politikat rinore kombëtare dhe ndërkombëtare;
➡️ sfidat e sotme të rinisë në njësi të vogla të qeverisjes vendore;
➡️ adresimi i problematikave të punësimit rinor.
Trajnimi në mjedis të jashtëm kur moti është i duhur shtoi energjinë e punonjësve rinorë gjatë ditës së katërt të trajnimit
Gjatë kësaj dite të katërt u fokusuam në analizën e situatës për rritjen e punësimit rinor.
Dita e fundit e trajnimit të punonjësve rinorë në nivel vendor ishte plot diskutime, ide konkrete në fuqizimin rinor, qasje miqësore ndaj mjedisit, promovim i aktiviteteve rekreative, si edhe përmirësimit të jetesës në komunitet.
*Ky aktivitetet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizona: Rritje kapacitetesh rinore”, i cili zbatohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.